Verifikimi i detyrimeve tatimore online, DPT: Nga prilli është përdorur nga 238 tatimpagues

13/09/2018 10:17 AM 0 komente

Që nga muaji prill i këtij viti, tatimpaguesve u është krijuar mundësia të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë.

Ky është një shërbim që ofrohet nga Qendra e Thirrjeve pranë Drejtorisë së Tatimeve dhe referuar të dhënave janë rreth 238 tatimpagues, të cilët e kanë përdorur dhe kanë marrë në kohë reale informacionin e kërkuar.

DPT njofton se tatimpaguesit mund ta marrin këtë shërbim vetëm duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve, nga e hëna në të enjte, nga ora 08:30 – 18:00.

Të gjithë tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale, duhet patjetër të disponojnë këto informacione:

– Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)

– Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)

– Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj. )

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin kërë shërbim, në mënyrë që të jenë sa më të informuar mbi detyrimet e prapambetura që ata kanë. Në çdo moment do të asistohen nga specialistët e Qendrës së Thirrjeve për të marrë informacionin e nevojshëm.

DPT njofton gjithashtu se mbetet e angazhuar maksimalisht për të lehtësuar procedurat tatimore, si dhe për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, shërbime cilësore për çdo tatimpagues.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz