Pesë vite më parë ishin grupimet e fermerëve në Jug të vendit që mbështeten ata të Veriut nga dëmet e përmbytjeve. Këtë fillimviti, po ndodh e kundërta, pasi përmbytjet u zhvendosën në Jug. Me Unionin e Shoqërive të Kursim Kredisë, vjen një prej shembujve të shumtë të ndihmës së këtyre ditëve
Fillimi i këtij viti solli përmbytje të mëdha në Jug të vendit, ku në një masë të madhe u prekën fermerët në komunat Novoselë, Darëzezë, Frakull dhe më gjerë. Thirrjes për solidarizim me këta klientë të dëmtuar nga përmbytjet u janë përgjigjur pa kufizime sipërmarrësit privatë. Bankat ishin të parat me pezullimin e interesave për kreditë e fermerët. Kjo nismë, në fshatra, ka vijuar me një tjetër institucion financiar, shumë më afër tyre, gjeografikisht e financiarisht. Flitet për shoqëritë kursim kredi, anëtare të Unionit SHKK. Përfaqësues të kësaj kompanie thonë se, “në një situatë katastrofe natyrore, Unioni e ndjeu për obligim ndaj anëtarësisë që të sensibilizohet në të gjitha strukturat, duke çelur një fond solidariteti në ndihmë të fermerëve anëtarë të SHKK-ve”. Unioni shkon përkrah qëllimit të saj social të financimit të zonave rurale. “Një institucion financiar apo mikrofinanciar, përveçse të ofrojë shërbime për popullatat në nevojë, është e rëndësishme që të mbrojë interesat sociale dhe ekonomike të klientelës së vet”, thonë ekspertë të ekonomisë. Modeli i “biznesit social” apo “i financave të përgjegjshme” është modeli ku po bazohen sot shumë kompani të huaja, e së fundi edhe vendase.
Savings and Credit Association is an innovative and pioneering system to Albania.Shoqëritë e Kursim Kreditit, anëtare të Unionit SHKK janë ndër organizimet e para të lëvizjes së mikrofinancës në Shqipëri. The basic principles of this philosophy and the proximity of the institution with its members are the keystone of its sustainability.Iniciuar nga projektet e para të zbutjes së varfërisë në 1992, ato evoluuan ndër vite, duke u shndërruar në struktura financiare të qëndrueshme në fshat. Me shërbimet e veta financiare, këto shoqëri i drejtohen asaj pjese të popullsisë që nuk ka akses në shërbimet financiare, veçanërisht fermerët. Since then, the project has gone through several transformations pertaining to institutional requirements and broadening range of product offerings.
Në themel të tyre qëndrojnë parimet e filozofisë kooperativiste të tilla si solidariteti, ndihma e ndërsjellët dhe besimi. Afërsia me anëtarët ka bërë që Unioni dhe shoqëritë kursim kredi të sigurojnë një qasje të qëndrueshme të aktivitetit kreditues duke u konfirmuar tashmë si ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare për popullsinë rurale dhe e vetmja “bankë” që i shërben fshatit. Hapësirë In line with its social mission and the developing needs of its membership, ASC Union will constantly be grounded on the social guarantee as a main advantage in comparison to other financial actors in the market.hap[Hanë misionin institucional zë dimensioni social, i cili përkthehet në politika mbrojtëse ndaj klientelës rurale, çmime më të ulëta në treg për shërbimet financiare të ofruara dhe demonstrimi i rasteve të ndihmës reciproke për klientë në vështirësi.
Nuk është rasti i parë që shoqëritë kursim kredi anëtare të Unionit SHKK kanë demonstruar solidaritet me banorë të zonave rurale të gjendur në vështirësi, për shkak të fatkeqësive natyrore. Kontributi nga Unioni dhe shoqëritë kursim kredi u dha edhe gjatë vitit 2011 për klientët e dëmtuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Për to, kontribuuan shoqëritë kursim kredi në rrethet e tjera ku vepron Unioni, por në mbështetje të tyre u bashkua edhe stafi i institucionit në 16 rrethe të vendit.
During the 2000s, the first Savings and Credit Associations (SCAs), guided by the principles of the financial cooperative, were set up and launched to operate in villages.Shoqëritë e para të kursim kreditit u ngritën dhe filluan të operojnë në fshatra në vitet 2000. Ndërsa vetë Unioni u themelua në vitin 2002 si një federatë e Shoqërive të Kursim Kreditit. Its mission is to provide financial services to rural populations that are excluded from the banking system in order to promote production activities, raise the living standards, and continuously develop rural areas.Misioni i tij është të ofrojë shërbime financiare për popullsinë rurale që janë të përjashtuara nga sistemi bankar, në mënyrë për të promovuar aktivitetet prodhuese, rritjen e standardeve të jetesës dhe zhvillimin e vazhdueshëm të zonave rurale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.