Grupi turk Vestel nuk është i ndrojtur ndaj konkurrencës. Përballë një tregu të madh në IFA (Ekspozita Ndërkombëtare e Radios) mbajtur në Berlin javën e kaluar, krijuesi i pajisjeve shtëpiake dhe televizioneve lançoi telefonin e parë inteligjent, njësoj si gjigantët e Samsung Electrions dhe Apple.
Besimi i Vestel është mbështetja në vetëbesim dhe qëndrimi me këmbë në tokë, si dhe lidhjet e forta me shitësit do t’u japin atyre shtysa kundrejt konkurrencës.
“Jemi të vetëdijshëm që konkurrenca në tregun e telefonave inteligjentë është e ashpër”, tha drejtori ekzekutiv Turan Erdogan. “Por ne kemi përvojën të përballemi me të”
Z. Erdogan tha që Vestel është duke komunikuar me partnerët e saj tregtarë për shitjen e telefonit inteligjent, Venus X dhe Venus V.
Telefoni do të jetë i disponueshëm më 22 shtator në Europë me katër modele, V dhe X me ekran 5 inç dhe V dhe X me ekran 5.5 inç.
Në Turqi, ku telefonat konsiderohen të mira luksi dhe janë subjekt i taksave të larta, telefonat do shiten me 649 dhe 899 lira turke respektivisht (296 dollarë dhe 410 dollarë). Telefonat operojnë me sistemin android të Google dhe kanë një procesor “Quad-Core”. Versioni me ekranin 5.5 inç suporton dhe lidhjen LTE, përmban një çip NFC për pagesat me anë të telefonit (komunikim të afërt me radio ndërmjet dy telefonave jo më shumë se disa centimetra) dhe vjen me një kamerë 13 megapiksel.
Vestel kishte të ardhura 3.27 bilionë dollarë nga shitjet vitin e kaluar dhe llogari për 90% të eksporteve të televizorëve në Turqi dhe 30% të eksporteve të pajisjeve shtëpiake.
Por jashtë Turqisë, Vestel është pothuajse e panjohur sepse produktet e saj janë shitur nën logon e kompanive tregtare. Vestel beson se marrëdhënia me tregtarët do të tejkalojë pengesën e njohjes së kompanisë për tani, duke lejuar të konkurrojë si Samsung dhe Apple.
“Tregtarët më të mëdhenj europianë janë tashmë klientët tanë. Ata shesin televizorët dhe pajisjet e tjera shtëpiake, po ashtu ato do të shesin dhe telefonin inteligjent”, tha Erdogan në stendën e Vestel 3000 metër katrorë.
Vestel ka arritur marrëveshje me operatorët dhe është duke përdorur lidhjet e tyre të shitjeve e rreth 1200 dyqaneve për të shitur telefonin e tyre.
Nën këtë marrëveshje bëjnë pjesë kompani të tilla si rrjeti i konsumatorëve elektronikë të Mbretërisë së Bashkuar, Dixons, rrjeti i supermarketeve franceze, Crrefour, Metro Ag në Gjermani, të cilët e shesin aktualisht telefonin e Vestel.