Inspektorati Shtetëror i Punës, në vijim te modernizimit te shërbimeve, si dhe për të qenë sa më afer dhe transparent në komunikimin me biznesin, ju ofron që sot atyre mundësinë e deklarimit on-line të aktivitetit.
Ky shërbim i munguar deri me sot, dhe qe është kryer vetëm përmes paraqitjes fizike të përfaqësuesve të biznesit pranë zyrave të Inspektoriatit te Punes, tashmë është e mundur të bëhet nëpërmjet dërgimit që nga zyrat e tyre permes postës elektronike, ne adresen qe ndodhet ne faqen e internetit te Inspektoriatit te Punes, inspektoriatipunes.gov.al.
Ofrimi i këtij shërbimi, shkon në të njëjtën linjë me prioritetin e Qeverisë për modernizimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve ndaj biznesit, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës së vetë institucionit tonë, por edhe të kompanive apo bizneseve, për të qënë sa më kompetitiv në tregun e punës.
Inspektoriati fton të gjitha subjektet të zbatojnë me korrektesë detyrimet që lindin nga ligji “Për inspektimin e punës”, per vetëdeklarimin e tyre në cdo fillim aktiviteti, si dhe të çdo ndryshimi të ndodhur në adresë, numër punëmarrësish, teknologji prodhimi apo kushte pune, duke patur mundësinë të zgjidhni mënyrën më të favorshme për ju. Mjafton të vizitoni faqen zyrtare www.inspektoriatipunes.gov.al dhe do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për përdorimin e këtij shërbimi. Ju sigurojmë që menaxhimi nga ana e të gjithë Degëve Rajonale në qarqe, do të jetë shumë efektiv dhe serioz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.