Videolojëra, 51% e tregut vjen nga “mobile”

07/05/2018 5:48 PM 0 komente

Tregu botëror i videolojërave në vitin 2018 do të arrijë 138 miliardë dollarë, ku tregu ndahet thuajse në pjesë të barabarta mes smartphone-ve dhe kompjuterëve. Parashikimet vijnë nga qendra e studimeve Newzoo, sipas së cilës në botë sot ka 2,3 miliardë “gamers”. Raporti thekson se për këtë sektor bëhet fjalë për një rritje me 13,3% krahasuar me vitin e kaluar.

“Mobile gaming do të vazhdojë të jetë segmenti më i madh – shkruajnë analistët – duke vazhduar një dekadë rritjeje dyshifrore që kur doli në treg iPhone i parë në vitin 2007. Në total, të ardhurat nga ‘mobile’ do të rriten me 25,5% krahasuar me vitin e kaluar duke arritur në 70,3 miliardë dollarë. 80% e kësaj shifre vjen nga smartphone-t, kurse pjesa tjetër nga tablet-ët.

Newzoo parashikon që në vitin 2021, ‘mobile’ do të zërë 60% të tregut, në 180 miliardë dollarë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz