Dy punonjës të fabrikës së karmonedhave monedhave të Vic-le-Comte në Francë u pezulluan në fund të muajit gusht, të dyshuar si të implikuar në zhdukjen e shumë kutive të mbushura me karmonedha…
Kjo është një nga zonat më të sigurta të l’Auvergne, dhe megjithatë … fabrika e prodhimit të kartmonedhave të Bankës së Francës, në Vic-le-Comte, është tashmë në lupën e policisë gjyqësore. Detyra është e qartë: të gjenden gjurmët e thesave të mbushura me mijëra karmonedha që janë zhdukur në mënyrë misterioze gjatë muajve të fundit, shkruan portali francez la montagne.fr.
Alarmi u dha në korrik. Një punonjëse që ishte caktuar gjatë verës për shërbimin e «gjurmueshmërisë », i ngarkuar saktësisht për shkatërrimin e karmonedhave të përdorura, bën një zbulim tronditës?: ajo bie mbi një kuti me kartmonedha që duheshin ekzekutuar që nuk peshonte më shumë se 8 kile. Kutia e çmuar dukej se ishte vendosur me qëllim mënjanë për t’u marrë më vonë …
Punonjësja sinjalizon me shpejtësi për këtë incident eprorët e saj. Fillon një hetim i brendshëm. Funksionarë të Inspektimit të përgjithshëm të Bankës së Francës mbërrijnë në vend dhe bëjnë shumë auditime dhe verifikime. Imazhet e regjistruara që prej një viti nga nëntë kamerat e survejimit në vend u shqyrtuan me imtësi. Dyshimet u konfirmuan: të paktën katër herë në muaj, kutitë plot me monedha për t’u asgjësuar i shmageshin shkatërrimit.
Dyshimet bien veçanërisht në dy agjentë që punojnë në të njëjtin sektor të gjurmueshmërisë. Sipas shumë punonjësve në këtë njësi, dyshja ka kryer këtë veprim. Një prej tyre madje ka publikuar udhëtimet e familjes në vendet tropikale në llogarinë e tij në Facebook.
Drejtimi i Bankës së Francës vlerëson se ka mjaftueshëm elemente në dorë për të marrë masat e para. Ka disa ditë që dy punonjësit janë pezulluar.
Në mënyrë paralele, shërbimi rajonal i policisë gjyqësore në Clermont-Ferrand (SRPJ) po merret me çështjen. Hetuesit po kërkojnë të zbërthejnë skemën dhe numrin e mashtrimeve të supozuara, por gjithashtu dhe të saktësojnë shumën e saktë. Sipas shumë burimeve vlerësohet se shuma mund të arrijë në mijëra euro.
Dy punonjësit nuk po ndiqen penalisht për momentin.
Prokurori i zonës Clermont-Ferrand nuk ka pranuar të shprehet për dosjen. Zyra e shtypit e bankës ka deklaruar: «Ne konfirmojmë se kemi qenë viktima të një tentative mashtrimi dhe nuk do të bëjmë asnjë koment në pritje të veprimeve të policisë ».
Qëndrimi ka qenë i njëjtë edhe nga sindikata. «Në këtë fazë ne kemi pasur vetëm një informacion që ka ndodhur një incident në fazën e shkatërrimit të kartmonedhave », shpjegon Philippe Duchesne, sekretari i sindikatës së punonjësve të fabrikës së prodhimit të kartmonedhave.
Pavarësisht kujdesit në deklaratat zyrtare, zërat qarkullojnë prej shumë ditësh brenda fabrikës së Vic-le-Comte, po gjithashtu dhe në sektorë të tjerë të Bankës së Francës.
«Unë mendoja se ne ishim larg një rreziku të tillë, thotë një punonjës i habitur. Procedurat e sigurisë janë shumë të rëndësishme dhe i bëjnë normalisht të pamundura gjëra të tilla. » « Nëse faktet janë të vërteta, psherëtin një nga kolegët e tij, ka një ndjesi të tradhtisë. Janë njerëz si ata që na dobësojnë të gjithë, në një situatë shumë komplekse ».
Gazetarët nuk kanë arritur të marrin asnjë koment nga punonjësit. Heshtje totale. Një gjë është e sigurt: kjo çështje do të ndikojë negativisht në fabrikën e Vic-le-Comte dhe 250 punonjësit e saj, tashmë të dobësuar nga një plan social, të kundërshtuar nga sindikata.
Banka e Francës planifikon të investojë 75 milionë euro për modernizimin e fabrikës dhe përmirësimin e aktiviteteve, përmes blerjes së një makinerie të re të prodhimit të kartmonedhave si dhe ndërtimit të një ndërtese të re.
Burimi i artikullit
http://www.lamontagne.fr/auvergne/actualite/2014/09/09/vol-a-la-banque-de-france-des-cartons-pleins-de-billets-ont-ete-soustraits-a-la-destruction_11135335.html