A vijnë punonjësit tuaj me dëshirë në punë? Nëse jo, ndiqni 6 strategjitë e mëposhtme

21/06/2018 10:40 AM 0 komente

Një produkt apo një shërbim i mirë është i mrekullueshëm, por të pasurit e talenteve në stafin tuaj është forca me anë të së cilës ju dhe kompania juaj do të vazhdoni të ecni përpara në mënyrë të suksesshme për një kohë të gjatë.

Ju keni ndërtuar biznesin tuaj dhe teksa ditët kalojnë ai rritet duke ia forcuar pozitat kompanisë kundrejt konkurrentëve të tjerë në treg.

Por rrjedhimisht me të gjithë këtë proces ecën edhe stafi i punonjësve që ju vetë keni zgjedhur, skuadra juaj.

Studimet kanë treguar se një forcë pune e përkushtuar shoqërohet me një produktivitet të lartë dhe rrjedhimisht edhe me të ardhura të larta, dhe është pikërisht ajo që bën dallimin ndërmjet suksesit të një biznesi dhe dështimit të tij. Jo vetëm në kompanitë e vogla por edhe në disa prej më të mëdhave, si OpenTable, Upëork dhe Amazon, punonjësit mund të ndihen të pamotivuar dhe të mos vijnë më dëshirë në ambientet e tyre të punës.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat do të ndikojnë në rritjen e performancës së punonjësve:

1. Kushtojini rëndësi kulturës së kompanisë suaj

Nëse ju do të pyesni të gjithë punonjësit tuaj që të përshkruanin kulturën e kompanisë, a do të zgjidhnin ata të njejtën fjalë? A është përgjigjia që dha shumica prej tyre, ajo që ju donit të dëgjonit? Nuk është kurrë vonë për të përcaktuar kulturën e kompanisë që ju doni të keni.

Në një anketim të bërë në kompaninë startup NakedPoppy, kur punonjësit u pyetën se cila ishtë kultura e kompanisë së tyre, pjesa më e madhe u përgjigjën se ishte harmonia. Dhe ishte pikërisht edhe kjo përgjigje që drejtuesit e kësja kompanie donin të dëgjonin.

2.Perfeksiononi artin e motivimit

Fillojeni duke shkruar një slogan motivues dhe komunikojani atë çdo personi në skuadrën tuaj, për të parë në këtë mënyrë impaktin që ajo ka tek ata. Arti i të shkruarit të sloganeve motivuese është një prej ëmnyrave më efikase ëpr të pasur ndikim pozitiv tek punonjësit, sepse ai nuk i lë fare hapësirë ambiguitetit dhe fokusohet vetëm në arritjen e rezultateve sa më të larta. Në fund, edhe pse jo e fundit, mos harroni të përcaktoni sa më qartë të mundeni sjelljet që për ju janë të rëndësishme, sepse kur punojësit e kanë të qartë se çfarë është e rëndësishme në kompaninë ku punonjnë, ata do të mundohet që të përmirësojnë ato sa më shumë.

3. Lideri është modeli kryesor

Kjo pikë nuk nevojë për sqarime të tepërta. Punonjësit marrin si model kryesor liderat e tyre, Nëse ju si lider, tregoheni i kujdesshëm ndaj klientëve tuaj, i dëgjoni ata dhe mundoheni që ata të largohen sa më të kënaqur, atëhere edhe punonjësit do të mundohen që të veprojnë në të njejtën mënyrë.

4. Shndërrojini gabimet në mundësi

Çdo kush mund të gabojë. Edhe në ekipet më të mira, të disa prej kompanive më të famshme në botë, punonjësit mund të gabojnë. Por si veprohet në këto raste. Gjëja e parë dhe më kryesorja të cilën ju nuk duhet ta bëni kurrësesi është që t’ia përsërisni atyre në vazhdimësi që kanë gabuar, dhe mbi të gjitha në sy të të gjithë kolegëve të tjerë. Sepse një gjë e tillë do të ndikonte vetëm në rritjen e stresit dhe uljen e produktivitetit. Në vend të kësaj, ju mund të ndikoni që punonjësit tuajtë mësojnë nga gabimet e tyre dhe t’I shndërrojnë ato në mundësi të mësuari, që në rast se një situatë e tillë përsëritet ata të dinë sit ë veprojnë.

5. Përdorni dy prej fjalëve që shumica e punonjësve duan të dëgjojnë: “Ju vendosni.” 

Kjo është një prej mënyrave më të mira për t’i treguar stafit tuaj që ju keni besim tek ata, se do të vendosni në mënyrën më të mirë të mundshme.

6. Ruani qetësinë 

Kjo është shumë e rëndësishme. Kompania juaj mund të kalojë periudha që nuk janë aspak pozitive. Konkurrenca mund të avancojë më shumë, duke ju nxjerrë juve në hije. Por kjo nuk duhet të shkaktojë kurrësesi një situatë paniku, të paktën tek ju si lider fillimisht, në mënyrë të tillë që më pas të mos ia përçoni edhe stafit tuaj të punonjësve. Pikërisht në nëj situatë të tillë, ju duhet të ruani qetësinë dhe të mendoni së bashku me stafin tuaj për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of