Real Madrid ka zyrtarizuar të martën blerjen e talentit brazilian Vinicius Jr nga Flamengo. Merengues kanë paguar shifrën rekord prej 45 milionë eurosh që e bëjnë sulmuesin 16-vjeçar më të shtrenjtin e të gjithë historisë së futbollit në kategorinë U18.
Pas tij, por më të distancuar dy blerjet e Manchester United, Luke Shaw, i blerë në verën e vitit 2014 për 37,5 milionë euro nga Southampton dhe Wayne Rooney, i blerë nga Evertoni në vitin 2004 për 37 milionë euro.
Blerja e re e Realit të Madridit do t’i bashkohet skuadrës në verën e vitit 2019. Në klasifikimin e bërë nga Transfermarkt, në vendin e pestë është edhe Antonio Cassano, të cilin Roma e bleu nga Bari në vitin 2001 për 55 miliardë lira (28,5 milionë euro).
Para tij, ndodhet Renato Sanches dhe më pas Alexandro Pato, të cilin Milan e mori nga brazilianët e Internacional për 22 milionë euro. Kalimi nga Genoa tek Milan për 15,5 milionë euro e pozicionon italo-egjiptianin Stephan El Shaarawy në vend të 9. Në vend të 8 është Cristiano Ronaldo për të cilin Manchester United pagoi 19 milionë euro te Sportingu i Lisbonës në vitin 2003.
Top 10 mbyllet me sulmuesin belg Romelu Lukaku. Ndër 25 të parët gjejmë edhe Valeri Bojinov, Sebastien Frey, Paulo Dybala e Mateo Kovacic. Jo të gjithë janë bërë yje botërore, por gjithsesi e kanë vazhduar ose po e vijojnë karrierën e tyre.