Viti i Ri, 15% më lirë

27/03/2012 16:01 0 komente

Ofertat për kalimin e Vitit të Ri jashtë janë 5-10% më lirë se vjet. Indirekt, edhe nga kursi i këmbimit, pushimet janë rreth 5% më të lira se vitin e kaluar. Nëse në dhjetor të vitit të kaluar eurot (monedha më të cilën ofrohen paketat turistike) duhet ti bleje me kursin 1 EUR=133 lekë, këtë prag fundviti 1 EUR=127 lekëNjë trokitje gotash dhe një urim i dalë nga zemra, fat e mbarësi e një mal me shpenzime janë bilanci i çdo fundviti. Vitet e fundit nuk ka munguar interesi i atyre, që kërkojnë të shijojnë ndërrimin e viteve nën qiellin e fishekzjarreve në një nga kryeqytetet europiane mes luksit e qejfit të paguar shumë shtrenjtë. Por, këtë vit, ofertat e agjencive turistike janë 10% më të ulëta se një vit më parë. Sipas përfaqësuesve të agjencive, megjithëse çmimet e biletave janë rritur mjaft, përsëri ata janë munduar të ruajnë tregun, pasi dhe numri i kërkesave nga viti në vit po ulet”. Indirekt, edhe nga kursi i këmbimit, pushimet janë rreth 5% më të lira se vitin e kaluar. Nëse në dhjetor të vitit të kaluar eurot (monedha më të cilën ofrohen paketat turistike) duhet ti bleje me kursin 1 EUR=133 lekë, këtë prag fundviti 1 EUR=127 lekë.Megjithëse kërkesa për të kaluar ndërrimin e viteve jashtë vendit ka rënë Parisi, Barcelona, Roma, Firence, Tunizia, Egjipti, Praga, Budabesti, Vjena, Kroacia, Athina do të jenë destinacionet kryesore ku të pasurit e vendit të shqiponjave do të trokasin gotat këtë fundviti dhe do të thonë: “Një vit i mbarë e plot surpriza të këndshme”. Për të gjithë ata që tashmë kanë kursyer për të bërë pak qejf në ndërrimin e viteve dhe për të shijuar bukuritë europiane mjafton të kenë xhepat plot se për të tjerat mendojnë agjencitë turistike. Ofertat që kanë paraqitur agjencitë Turistike për këtë vit, janë nga më të ndryshmet dhe drejtuesit e agjencive pohojnë se “sapo kanë filluar prenotimet për festën e fundvitit dhe kërkesat janë ende shumë të ulëta”. Agjencitë turistike të ofrojnë një numër të madh mundësish, nga më të lirat deri të më të shtrenjtat. Vit i Ri nga 150 në 1700 euroÇmimet e paketave turistike dimërore varen nga lloji i hotelit, nga ditët e pushimit, lloji i argëtimit, por natyrisht dhe nga vendi. Sipas agjencive turistike, qytetet më të preferuara për biznesmenët shqiptarë për këtë fundviti kanë qenë Parisi, Egjypti dhe Londra. Ndërsa Turqia ka qenë më pak e kërkuar për këtë vit. Dritan Pajo, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë ATHS pohon se “kërkesat për këtë vend janë minimale, pasi shqiptarët pushimet në Turqi i shfrytëzojnë për verën”. Spanja, vendi më i shtrenjë, do të ofrohet për ju nëse do të paguani nga 1190 Euro deri në 1 700 Euro. Kalimi i pushimeve dimërore në Tunizi kushton në agjenci të ndryshme 1200 Euro. Ndërsa “Union Travel” për 5 ditë në Tunizi ka bërë një ofertë speciale në këmbim të 419 Eurove. Të kalosh pushimet në Egjypt për rreth 4-7 ditë do të kushtojë nga 899 Euro deri në 1150 Euro për person. “Vendet si Spanja, Parisi apo Tunizia janë vende që preferohen më shumë nga biznesmenët dhe punonjësit e ministrive në vend”, -thotë z. Pajo. Oferta që ka bërë publike agjencia ATHS për në Egjypt për shtatë ditë pushime së bashku me festën e Vitit të Ri kushton 1150 Euro, ndërsa oferta e bërë publike nga agjencia turistike “Albtors D1″ për 4 ditë kushton 879 Euro. Ofertat që ofron agjencia turistike “Albes Turist” për të kaluar pushimet e Vitit të Ri në Londër, janë të kripura deri në 1300 Euro për person. Ndërsa Parisi, qyteti më i kërkuar nga shqiptarët, sivjet do të kushtojë 899 Euro (akomodimi në hotel me tre yje), deri në 1150 Euro (akomodimi në hotel me katër yje), sepse preferon kushte. Të kalosh pushimet në Egjypt për rreth 4-7 ditë do të kushtojë nga 899 Euro deri në 1150 Euro për person. Mundësitë janë të ndryshme, oferta që ka bërë publike agjencia ATHS për në Egjypt për shtatë ditë pushime së bashku me festën e Vitit të Ri kushton 1150 Euro, ndërsa oferta e bërë publike nga agjensia turistike “Albtors D1″ për 4 ditë kushtojnë 879 Euro. Oferta që ofron agjencia turistike “Albes Turist” për të kaluar pushimet e Vitit të Ri në Londër janë të kripura deri në 1300 euro për person. Praga do të jetë më afër se kurrë nëse do të paguani 679 Euro deri në 725 Euro.Agjencitë turistike kanë menduar dhe për buxhetorët e studentët. “Të gjithë buxhetorëve dhe studentëve mund tu ofrojmë vende afër Shqipërisë, si Maqedonia apo Mali i Zi që kushtojnë shumë më lirë se kryeqytetet europiane” -thonë përfaqësuesit e agjencive turistike. Mundësitë e zgjedhjes janë të shumta, në varësi të xhepit të gjithsecilit. Për katër netë në Budapest do të duhet të paguani 650 Euro, për të shkuar në Turqi do të duhet të paguani 365 Euro për 4 ditë deri në 595 Euro. Ndërsa për studentët apo grupet studentore që kanë vendosur të kalojnë Vitin e Ri jashtë shtetit e vetmja mundësi është Mali i Zi, 3 ditë deri në 4 ditë që kushton nga 150 Euro deri në 250 Euro. Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kalojnë pushimet jashtë Shqipërisë problemi i vetëm, përveç parave, janë sigurimi i vizave. Për të siguruar një vizë duhen një mal me dokumente, që të sigurojnë kthimin në vend. Sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, “ambasadat perëndimore janë shumë të shtrënguara pë të dhënë viza. Vetëm ata që kanë një biznes në Shqipëri, mund ta sigurojnë me lehtësi një vizë”. Lehtësi për marrjen e vizave gjithashtu kanë vetëm ata persona që kanë tashmë një vizë shengen në pashaportë. Egjypti më lirë se vjetTë prekësh nga afër një nga shtatë mbrekullitë e Botës kushton mjaft dhe pse sipas znj. Luljeta Uka, përfaqësuese e agjencisë turistike “Union Travel”, “çmimi i paketave turistike në Egjypt këtë fundviti është më i ulët se vitin që shkoi”. Udhëtimi i fundvitit me avion charter me agjencinë “Union Travel” në Sharm el Sheik për 7 ditë së bashku me darkën e fundvitit kushton 799 Euro për person. “Sivjet kemi ofruar paketa më të lira për në Egjypt se vitin që shkoi, pasi dhe kërkesat kanë qenë më të larta”, -thotë znj. Uka. Për Vitin e Ri 2005 shqiptarët që kanë preferuar të kalojnë pushimet nën mbrekullitë egjyptiane, sipas agjencive turistike, kanë qenë kryesisht biznesmenë dhe shumë pak kërkesa ka pasur nga punonjësit e administratës shtetërore. Megjithëse shumica e përfaqësuesve të agjencive turistike pohojnë se “prenotimet sapo kanë filluar dhe është shumë herët të flasësh për preferenca”. Çmimet e paketave turistike varen nga itinerari, nga ditët e qëndrimit si dhe nga lloji i hotelit, megjithëse për Egjyptin paketat turistike të hedhura në treg për këtë vit nuk ndryshojnë shumë. 4-7 ditë udhëtim së bashku me mbrëmjen e Vitit të Ri nëpër shkretëtirat egjyptiane kushton nga 879 euro 4 ditë deri në 1150 euro 11 ditë. Shqiptarët që kanë vendosur ti kalojnë pushimet në Egjypt do të mund të shijojnë nga afër kërshërinë dhe interesin e tyre që ka zgjuar kontinenti afrikan. Madhështia e piramidave mijravjeçare të Egjyptit dhe qëndrimi në tokën e pasardhësve të Kleopatrës, do të përbëjnë kënaqësinë kryesore të atyre që kanë zgjedhur këtë vend të ngohtë. Piramida e Sfinksit dhe tempujt e faraonëve, udhëtime në lumin Nil, vizitat e grupit do të përfshijnë edhe Muzeun e famshëm të Kairos, Kolosi i Memnon, lëndina e Mbretërve, Tempujt e Hatchepsut, Karnakut, Luxorit, Kom Ombo-s dhe të Fiaes. Nuk do të mungojnë vizitat në kopshtin botanik, në digën më të madhe në Botë në Aswan dhe në Obeliskun e Papërfunduar. Karnak do të rezervojë surpriza të tjera, si p.sh., tempulli i Hatsheput dhe kollosin e mumjeve. Të privilegjuar nga gjithë këto pushime janë fëmijët që do të kenë mundësinë tu bëhen dhe zbritje çmimi në udhëtimin e tyre si dhe në shumicën e rasteve për fëmijët deri në 12 vjeç oferta është me gjysmë çmimi. Parisi më pak i kërkuar se vjetShkëlqimi dhe madhështia e kullës Eiffel, Harkut të Triumfit, Bulevardit Champs-Elysee, apo magjepsja kundrejt balerinave të Kan Kanit në Moulin Rouge, njërës prej kabareve më të njohura në kryeqytetin francez, do të shoqërojnë shqiptarët, që tashmë në pasaportat e tyre kanë një vizë franceze. Argëtim dhe largim nga stresi i përditshëm, do të jetë refreni që do të mund të shijojnë në këtë fundviti ata shqiptarë që kanë zgjedhur Parisin. Megjithëse “Kërkesat për Parisin kanë qenë më të pakta se vitin e kaluar dhe pse kushtojnë më shumë se të gjitha kryeqytetet e tjera europiane”, -thotë Dritan Paja administrator i agjencisë turistike ATHS. Me agjencinë turistike “Union Travel” 4 ditë me avion në fundviti kushtojnë vetëm 759 Euro. Fëmijët nën moshën 12 vjeç përfitojnë çmim të reduktuar 10-20% të ofertës. Ndërsa me agjencinë turistike “Albtors D1″ 4 ditë në Paris kushtojnë 899 për të rriturit dhe për fëmijët 2-12 vjeç 549 Euro. Por, një nga kryeqytetet më të madha të Botës nuk do të ofrojë vetëm argëtim. Kultura dhe historia do të jenë një pjesë tjetër e qëndrimit të tyre në Paris. Vizita në Kishën Sacre Coeur, Katedralen e Notre Damme, muzeun e famshëm të Louvrit, varrin e Napoleonit, apo dhe në Pallatin Mbretëror dhe Kopshtin e Luksemburgut do të përfshihen në axhendën e atyre ditëve. Më të privilegjuarit nga gjithë kjo histori e pushimeve dimërore duket se janë fëmijët, pasi ata do të kenë mundësinë që të argëtohen në parkun më të madh të lodrave në Europë, “Eurodisney”, gjë që fëmijët e kanë parë vetëm në libra ose televizor. Ditët e qëndrimit në Francë do tiu ofrojnë shqiptarëve shëtitje të ndryshme, duke filluar që nga lumi i Senës, Kopshti i Tyilerive, vizitë në Kështjellën dhe në Kopshtin e Versajës etj.Momenti më i shumëpritur, ai i ndërrimit të viteve, do të kalohet në Piacën Champs-Elysee duke shijuar paradën festive, që do të organizohet me këtë rast. Kohëzgjatja e qëndrimit në Paris do të jetë rreth një javë. Disa agjenci do tiu mundësojnë shqiptarëve pushime duke filluar që nga data 27, ndërsa disa të tjera nga data 30 dhjetor.Gratë e biznesmenëve vdesin për SpanjënSpanja, vendi tipik i telenovelave që ndiqen dendur nga femrat shqiptare, është bërë këtë vit një nga ofertat më të kërkuara të grave të biznesmenëve shqiptarë. “Ka pasur majft kërkesa për këtë vit nga gratë e biznesmenëve për Spanjën”, -thotë administratori i ATHS-së. Ofertat turistike të agjencive turistike këtë vit kushtojnë mjaft dhe kërkesat nuk kanë munguar. Një udhëtim kushton 1190 Euro për 6 ditë. Në ofertat e bëra nga agjencitë turistike këtë vit vihet re se Spanja është shteti më i shtrenjtë dhe surprizat e këtij udhëtimi nuk janë të pakta. Kryeqyteti spanjoll, Madridi, do të rezervojë kënaqësi, e vizita në Pallatin Mbretëror, Bulevardin Castelania, Plaza de Oriente, Plaza Mayor, Muzeu i famshëm El Prado, si dhe një sërë monumentesh historike. Por historia e këtij vendi do të ofrojë edhe qendra si ajo e Toledo dhe Aranjuz. Dhe në fund të udhëtimit vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë Firencen dhe të prekin nga afër lashtësinë e saj. Kjo vizitë 10 ditore do të mund të finalizohet me një album fotografik dhe kujtime të paharruara. Jo vetëm Madriti, por dhe Barcelona do të jetë një stacion i mirë për ata që kanë rezervuar Spanjën për të kalur festat e fundvitit. Katedralja e Barcelonës, Stadiumi Olimpik, Muzeu i Pikasos, Bulevardi La Rabla, manastiri i famshëm i Monserratit, si dhe monumentet më të famshme të qytetit do të jenë pjesë e pushimeve spanjolle. Sipas një llogaritje të thjeshtë, i bie që një familje me 4 persona të harxhojë në Spanjë rreth 5 mijë Euro vetëm për 5 ditë pushime në fundin e vitit. Praga, i ftohti largon shqiptarëtPraga nuk ka qenë shumë e kërkuar këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar ku kërkesat për kryeqytetin çek kanë qenë të shumta. Përfaqësuesit e agjencive turistike në vend pohojnë se “vitin e shkuar ka pasur mjaft kërkesa, ndërsa sivjet ka më pak, pasi klientët tanë janë të njëjtë dhe zgjedhjet janë të ndryshme nga viti në vit”. Megjithëse Praga mund të zgjidhet dhe për këtë fundviti nga ata që pëlqejnë arkitekturën e spikatur të stilit roman të pararilindjes, ose siç quhet ndryshe stili barok, si dhe një sërë vendesh kulturore dhe historike. Çmimet e paketave turistike të ofruara nga agjencitë turistike për Pragën variojnë nga 690 Euro deri në 679 Euro për 5 ditë. Edhe qëndrimi në Pragë do të jetë i mbushur me një guidë të pasur kulturore. Mund të vizitohet Hatchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet edhe selia zyrtare e presidentit, Bazilika brenda Kështjellës dhe Galeria Kombëtare. Nuk do të mungojnë edhe vizitat në lagjen Vysheherad dhe kisha e kësaj lagjeje, Muzeu Kombëtar i Pragës, qyteti i vjetër, ora astrologjike, ura e famshme e Charlsit, e cila është e zbukuruar me 30 statuja të stileve të ndryshme. Mbasditen mund ta kaloni në mbrekullitë e festës tradicionale në sheshin qendror të qytetit si dhe në rrugën mbretërore në urën Carles, që lidh dy pjesët e qytetit me panorama të mbrekullueshme. Përveç tyre, në ditët në vazhdim janë programuar vizita në disa galeri të njohura pikture si dhe në disa kompozicione tipike çeke. Një nga surprizat e tjera të kryeqytetit çek do të jetë edhe qyteti Karlovy Vary, qytet i themeluar prej mbretit Charles 600 vjet më parë mbi lumin Tepla.Vendet ballkanike më të liraNdërsa për këtë Vit të Ri nga shumë shqiptarë janë zgjedhur vendet e ftohta ballkanike, pasi sipas administratorit të ATHS-së “shqiptarët pëlqejnë më shumë pushime karakteristike dimërore në qytete të ftohta dhe me dëborë, ku çmimet janë shumë të lira në krahasim me qytetet e tjera”. Agjencitë turistike në vend edhe për këtë fundviti kanë ofruar një sërë vendesh kryesisht ballkanike. Sllovenia do të rezervojë një natyrë të mrekullueshme dimërore. Oferta turistike e ofruar nga agjencia turistike “Albtours D1″ për Slloveninë kushton 575 Euro për të rritur dhe 489 Euro për fëmijët 02-12 vjeç. Postonja me ambientet e papërsëritshme të stalaktiteve dhe stalakmiteve do të ofrohet për ditët e Vitit të Ri. Me 575 Euro mund të vizitohet kryeqyteti sllovak, Lubjana. Është parashikuar që në guidën turistike të përfshihen vizita në pjesën e vjetër të qytetit, Katedralen e tij, Tivoli Park etj. Turqia, me mrekullitë e saj orientale është një tjetër stacion i Vitit të Ri, ku shumë pak shqiptarë kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit, pasi, sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, “shumica e shqiptarëve bregdetin turk e shfrytëzojnë më shumë për verën”. Megjithëse dhe këtë fund viti Turqia ka mjaft potenciale për të kënaqur pushuesit shqiptarë. Ura e Famshme e Bosforit, e cila lidh dy kontinente, Europën dhe Azinë, do të rezervojë surpriza të mëtejshme gjatë udhëtimit. Ofertat e bëra publike nga agjencitë turistike për Turqinë këtë fundviti janë pothuajse të njëjta. Çmimet variojnë nga 365 Euro deri në 400 euro për person. Bregdeti kroat do të jetë një mrekulli tjetër për tu vizituar. Vetëm me 330 Euro mund të kremtoni ndërrimin e viteve në Dubrovnik. Ndryshe nga shtetet e tjera, udhëtimi për në Kroaci do të jetë i ndërthurrur me autobuz dhe me traget. Agjencitë turistike kanë parashikuar që gjatë rrugës grupi të vizitojë edhe Budvën (Mali i Zi), Gjirin e Kotorrit. Ndërsa në Dubrovnik do të jepet mundësia që të shijohet Raguza e dikurshme me kalanë, monumentet historike, Kishën Françeskane dhe Domenikane etj.Tunizia, surpriza e Vitit të RiTunizia, vendi ku ndërthurret historia para erës sonë me të tashmmen dhe klasiken, është për këtë fundviti një nga destinacionet e reja që u ofrohet shqiptarëve për kremtimin e Vitit të Ri. Përfaqësuesja e agjencisë “Union Travel” thotë se pushuesit e verës kanë mbetur mjaft të kënaqur dhe Tunizia është një shtet i preferuar edhe për festat e fundvitit. Për vitin e Ri 2004-2005 “Union Travel” ka hedhur në treg paketa turistike mjaft ekonomike dhe të leverdishme. Luljeta Uka, përfaqësuese e agjencisë “Union Travel”, thotë se ndryshe nga viti i shkuar këtë vit paketat e ofruara nga agjencia jonë janë më të lira dhe mjaft ekonomike. Vetëm për 419 Euro mund të kalohen 5 ditë në Tunizi. Në këtë çmim përfshihet, fluturimi me avion charter, pagesa e vizës, transferimi aeroport-hotel-aeroport, fjetja dhe ngrënia (2 vakte) në hotel me tre yje, darka festive e Vitit të Ri si edhe shoqërimi gjatë të gjithë turit. Për ti ardhur në ndihmë edhe familjarëve, zj Uka thotë se për fëmijët çmimi është 359 Euro. Në këmbim të 419 Eurove mund të vizitohet Muzeu i Bardosë në Tunis, rrënojat e Kartagjenës së lashtë dhe më pas, shëtitje nëpër Medinë. Në të njëjtën kohë në paketë është përfshirë dhe një tur një ditor në pikën arkeologjike të Dougës, qyteti romak i shek I-rë p.es. ku vizitohet Mauzoleu Libiko-Punik. Më tej vijohet në Sousse-qyteti 3000 vjeçar etj. Nuk do të mungojnë surprizat as për darkën festive të Vitit të Ri, që organizohet në ambientet e hotelit me ushqim të bollshëm, muzikë, lojra të ndryshme. Ndërsa në datën 1 janar, amatorët e shëtitjeve mund të shijojnë atmosferën festive të qendrës së qytetit turistik, hamamet Jasmine me të gjitha bukuritë që ofron ai për turistët gjatë ditës dhe natës.Si të shkojmë me pushimeAgjencitë turistike në vend të ofrojnë paketa turistike të shumëllojshme. Mjafton të paguash, se mund ta kalosh ndërrimin e viteve në gjithë botën aziatike dhe atë europiane. Sapo kanë filluar prenotimet e Vitit të Ri dhe të gjithë ata shqiptarë që kanë vendosur ti kalojnë pushimet jashtë vendit, mund tu drejtohen agjencive turistike në vend. Organizimi i të gjitha tureve turistike, marrja e biletave të avionit dhe marrja e vizave do të kryhet nga agjencitë turistike. Në më të shumtën e rasteve hotelet do të jenë me tre ose katër yje. Të një komoditeti të lartë do të jenë edhe anijet, tragetet, autobuzët apo krocetë, me të cilat do të udhëtohet gjatë ditëve të qëndrimit. Brenda çmimit janë kryesisht mëngjeset dhe darkat, duke përfshirë këtu edhe darkën e Vitit të Ri. Përveç ushqimit, në ditët e qëndrimit janë të paguara një sërë vizitash në muze, katedrale, apo kopshte të ndryshme. Grupet do të organizohen duke filluar nga 18 deri në 40 veta.Të huajt pak interes për ShqipërinëNdërsa jo pak shqiptarë kanë vendosur ti kalojnë pushimet e fundvitit në një nga kryeqytetet e huaja, asnjë i huaj nuk ka shprehur interes të kalojë Vitin e Ri në Shqipëri. “Nuk janë të huajt që refuzojnë për të kaluar pushimet në vendin tone, por janë mungesa e informacionit dhe e paketave turistike nga agjencitë turistike shqiptare”, -thotë Dritan Pajo, administrator i agjencisë turistike ATHS. Pronarët e hoteleve të mëdha shqiptare kanë bërë oferta marramendëse dhe të pajustifikuara. Për të kaluar Vitin e Ri në Shqipëri një turisti të huaj i bie më shtrenjtë se në vendin e tij, në një kohë që kushtet e ofruara nga hotelet tona nuk mund të krahasohen me hotelet e nivelit europian. Gjithashtu, nga agjencitë turistike është vënë re një indiferencë dhe mungesë bashkëpunimi midis hoteleve shqiptare dhe agjensive turistike në vend.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.