Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në ka mbetur “nën hije” të iniciativës së fundit të presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ka kaluar një muaj prejse Komisioni Evropian (KE) ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën, por institucionet përgjegjëse janë fokusuar në tema të tjera politike, duke e lënë anash lobimin te shtetet anëtare të BE-së dhe fushatën informuese të liberalizimit për qytetarët.
Zhvillimet politike në vend, si Asociacioni i Komunave Serbe në njërën anë dhe procesi i dialogut me Serbinë në anën tjetër, përkatësisht bashkimi i Luginës me Kosovën, janë dy çështje që kanë lënë “nën hije” procesin e liberalizimit të vizave, proces ky që sipas krerëve të shtetit do të përfundojë këtë vit.
Megjithatë, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka mohuar për “Zërin” se procesi i liberalizimit të vizave është lënë anash nga Qeveria e Kosovës, ndonëse të kundërtën po e thonë përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e integrimit.
/ZERI/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.