Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

29/10/2017 11:59 AM

Vizion i ri për Expocity Albania, një qendër expo me standard ndërkombëtar

Expocity Albania është një emër i njohur tashmë në tregun e expo-ve në Shqipëri që prej më shumë se 2 vitesh nga hapja e expo-s së parë.

CEO e Expocity Albania, Aida Lutaj, tregon se qëllimet e mëtejshme janë në funksion të shndërrimit të kësaj hapësire moderne të organizimit të expo-ve, në një markë të mirëfilltë, më pas zhvillimin e saj në kontekst rajonal e më gjerë.

“Mendojmë të kemi të paktën një organizim çdo muaj, që do t’i prezantojmë sipas radhës. Gjithashtu do të ketë edhe organizime për kërkesa të veçanta, si dhe bashkëpunime me palë të treta në rajon”, – tregon znj. Lutaj.

Expocity Albania, ndonëse ende në fazat e një start-up, me shumë sfida në rrugën që ka përshkuar, e përballur më së shumti me skepticizmin e ushqyer për këtë fushë, ka projekte dhe synime të qarta. Në gamën e gjerë të expo-ve që ka organizuar ndër vite, është përpjekur të formësojë tregun e expo-ve, përmes vendosjes së tematikave më të kërkuara, të përshtatura në sezone të ndryshme, si nevojë për tregun.

Expo-t e zhvilluara në këtë hapësirë të madhe pikëtakimi mes enteve të ndryshme, jo vetëm që synojnë që të formësojnë platformën e duhur ku nis prezantimi, promovimi dhe shitja e produkteve e shërbimeve të ndryshme nga bizneset, por kanë si qëllim krijimin e një tradite të re në këtë fushë. Në këtë kontekst, Expocity synon të sfidojë perceptimin e krijuar në treg mbi këto organizime, duke u fokusuar në sektorë që përbëjnë interes, duke sjellë risi, si dhe duke tërhequr vëmendje ndërkombëtare.

“Synojmë ta shndërrojmë Expocity në një platformë ku biznese të ndryshme mund të lançojnë dhe të promovojnë produktet/shërbimet e tyre të reja dhe të sjellin risitë e tyre më të fundit. Me këtë rast u bëj thirrje bizneseve të ndryshme të na kontaktojmë për çdo pyetje që mund të kenë për bashkëpunime të mundshme në kontekstin e tregut shqiptar dhe në rajon”, – thotë Aida Lutaj më tej.

 

Gjithashtu, me organizimin e forumeve dhe konferencave ekonomike mendohet t’i jepet edhe një rol i rëndësishëm përfshirjes së enteve politike përkatëse në sektorë të caktuar, në mënyrë që të adresohen temat më të rëndësishme, problematikat kryesore, si dhe zhvillime në politikat e reja te këtyre sektorëve.

Expocity ka arritur të anëtarësohet këtë vit si qendër expo në UFI, një ndër vlerësimet më të mëdha të fushës së organizimit të expo-ve. Ky anëtarësim i jep Expocity një standard tjetër, në kontekstin ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i UFI-së është që të përfaqësojë, promovojë dhe të mbështesë interesat e biznesit të anëtarëve të saj dhe industrisë së expo-ve.Tashmë Expocity Albania është një nga 742 organizatat anëtare, nga 86 vende të botë.

Eventi i “Auto Sallon Tirana 2017”, më i fundit i organizuar në këtë hapësirë moderne, pati impakt te publiku dhe zgjoi interes në fushën e problematikave të ndryshme të tregut të automjeteve dhe më gjerë. CEO e Expocity Albania vijon të tregojë se, këtë vit, pati marka të reja që nuk kanë qenë vitin e kaluar si: Ford, Mektrin Group (Volvo, Jaguar, Land Rover), Tendencë 3A (Nissan, Renault, Dacia), Bolv Oil, etj., bashkëpunimi me të cilët vlerësohet dhe mendohet të ndërtohet në terma afatgjata.

“Synimi ynë për Auto Sallonin është të krijojmë një platformë ku të gjithë koncesionarët të bashkohen dhe të prezantojnë modelet e tyre të reja. Këtë vit lançuam, për herë të parë, edhe Automotive Forum, me dy panele në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (Sektori i Transportit), dhe për këtë pati interes në lidhje me problematikat dhe çështjet që prek ky sektor, të cilat janë të shumta. Uroj që vitin tjetër të na bashkohen edhe markat e tjera, për ta kthyer Auto Sallonin në një traditë. Pjesëmarrja nga përfaqësimi i markave duhet të jetë më e plotë, që të ketë interes më të madh nga publiku. Kjo është një traditë që mund të krijohet me kohë, por mentaliteti i njerëzve rreth këtyre eventeve duhet të ndryshoje”, – vijon znj. Lutaj.

Eventi i radhës do të jetë Energy Expo & Forum 2017, në 14-16 Nëntor, që do të ketë fokus të veçantë në energjinë e rinovueshme si dhe eficencën e energjisë.

Për tre ditë radhazi, do të prezantohet çdo hallkë, ide dhe mbështetje mbi Furnizimin, Teknologjinë, Transmetimin, Sistemet, Pajisjet, Shërbimet, Konsulencën, Projektet, Ekonominë dhe Financimin në fushën e Energjisë.

Forumi do të trajtojë gjendjen aktuale të tregut të energjisë elektrike duke përfshirë: legjislacionin e ri, mundësitë e financimeve dhe investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme, si dhe eficencën e energjisë. Do të ketë dy panele në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, si dhe Bashkinë e Tiranës. Ky panair ka marrë rëndësi dhe vëmendje të madhe, duke marrë parasysh problematikat që ka ky sektor aktualisht në Shqipëri.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page