Televizioni Vizion Plus ka bërë të ditur tarifat e publicitetit për programet televizive të sezonit të ri shtator-dhjetor 2012. Shfaqja e re Al Pazar, e drejtuar nga humoristi i njohur Agron Llakaj, që braktisi “Milionerin” e Tv Klan, është programi më i shtrenjtë i Vizion Plus, ku një ndërprerje në mes të programit, sipas tarifave zyrtare do të kushtojë 6,600 lekë për sekondë (198 mijë lekë një spot 30 sekonda). Al Pazar është një variete që do të transmetohet ditën e shtunë. Edhe shfaqja tjetër humoristike, që do të transmetohet të dielën në Vizion Plus, Aparlamenti 2XL ka të njëjtat tarifa zyrtare si Al Pazar prej 6600 lekë/sec, pa ndryshime nga sezoni i kaluar.
Në nivele të ngjashme çmimesh është dhe talk show i Adi Krastës, me 6500 lekë për sekondë.
Më pas vjen programi reality “Nga e Para”, ku një spot në mes të programit do të kushtojë 5200 lekë.
Për programet e tjera tarifat luhaten mesatarisht nga 1000-2600 lekë për sekondë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.