Televizioni Vizion Plus ka bërë të ditur tarifat e publicitetit për programet televizive të sezonit të ri shtator-dhjetor 2012. Shfaqja e re Al Pazar, e drejtuar nga humoristi i njohur Agron Llakaj, që braktisi “Milionerin” e Tv Klan, është programi më i shtrenjtë i Vizion Plus, ku një ndërprerje në mes të programit, sipas tarifave zyrtare do të kushtojë 6,600 lekë për sekondë (198 mijë lekë një spot 30 sekonda). Al Pazar është një variete që do të transmetohet ditën e shtunë. Edhe shfaqja tjetër humoristike, që do të transmetohet të dielën në Vizion Plus, Aparlamenti 2XL ka të njëjtat tarifa zyrtare si Al Pazar prej 6600 lekë/sec, pa ndryshime nga sezoni i kaluar.
Në nivele të ngjashme çmimesh është dhe talk show i Adi Krastës, me 6500 lekë për sekondë.
Më pas vjen programi reality “Nga e Para”, ku një spot në mes të programit do të kushtojë 5200 lekë.
Për programet e tjera tarifat luhaten mesatarisht nga 1000-2600 lekë për sekondë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikon të zgjerojë funksionalitetet në sistemin e-taxation, lidhur kjo edhe nga ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Një procedurë e çelur këtë të enjte, në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, nën emërtimin “Përmirësimi i Sistemit e-taxation -…
Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edhe gjatë muajit mars. Të dhënat zyrtare mbi Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se numri i të huajve që hynë në territorin shqiptar në muajin e tretë ishte…
Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryenegociatorët e Kosovës…
Kursi i këmbimit të Euros ndaj Lekut po vazhdon të shfaqë një tendencë të theksuar rënëse. Ditën e martë, kursi zbriti në nivelin e 100.83 lekëve, shumë afër nivelit më të ulët vjetor që ishte regjistruar javën e kaluar dhe gjithashtu pranë nivelit më të…
Ministria e Financave ka çelur një garë për studimin e fizibilitetit në lidhje me futjen e një standardi të vetëm raportimi për kompanitë në Shqipëri e cilësuar ndryshe “Gjuha e zgjeruar e raportimit të biznesit (XBRL). XBRL (EXtensible Business Reporting Language) është një gjuhë softuerësh…
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam…
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në rrafsh global dhe pozicionimit të Republikës së Shqipërisë në mënyrë aktive ndaj këtyre zhvillimeve, edhe gjatë vitit 2023,…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Kosovë, derisa vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09. Kurse, shuma e depozitave…
Faturat e energjisë elektrike dhe gazit, u ulën në gjysmën e dytë të vitit 2023, pas rritjes që filloi përpara luftës së agresionit rus kundër Ukrainës,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Rritja ekonomike e SHBA, ka të ngjarë të ngadalësohet, në një ritëm ende të fortë në tremujorin e parë, ndërsa inflacioni u përshpejtua, duke përforcuar pritjet…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…