Sot ishte seanca e parë e proçesit gjyqësor për të akuzuarit për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, mirëpo mësohet se ajo nuk është zhvilluar dhe është shtyrë pas një jave.
Mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurve Mehdi Marku dhe Mehdi Molla ishte shkaku që ka çuar në shtyrjen e seancës së parë gjyqësore për 15 të pandehurit.
Të gjithë të pandehurit kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, por pasi u konstatua mungesa e dy avokatëve mbrojtës, trupi gjykues vendosi shtyrjen e gjyqit për datë 27 nëntor.
15 të pandehurit mes të cilësve dhe ish-drejtori i Thesarit të Bankës së Shqipërisë Dorian Çollaku akuzohen për shpërdorim detyre, që ka çuar në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Ardian Bitraj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.