Vjena, kryeqyteti ibukur austriak, ka filluar të marrë pamje festive me stolisjen e qytetit në prag të festave të fundvitit. 35 rrugët kryesore të Vjenës po marrin pamje krejt tjetër.
Ky qytet gjatë këtij viti ka parashikuar të vendosë 190 kilometra kablo, deri 400 kilogramë llambadarë si dhe 3.2 milionë drita dhe për herë të parë do të ndriçohet edhe rruga “Ringstrasse”, e gjatë prej 5,2 kilometrash.
Ëalter Ruck, kryetar i Odës Ekonomike të Vjenës, ka referuar se kjo po bëhet për shkak se Vjena gjendet në top 10-shen e qyteteve më të preferuara botërore. Në përgjithësi sipas tij, investimi do të bëhet nga qyteti dhe bizneset dhe shpenzimet pritet që gjithsej të kapin shumën prej rreth 1.5 milion eurosh.