Vlera e merkatos, cili është futbollisti më i vlerësuar që nga shtatori?

12/03/2018 1:39 PM 0 komente
Në foto, Mohamed Salah

Merkato e transferimeve të futbollistëve evoluon vazhdimisht. Në veçanti, çmimet e protagonistëve ndryshojnë shumë shpejt në varësi të performancës së tyre në fushë.

Në këtë kuptim, CIES Football Observatory ka dashur të individualizojë se cilët kanë qenë lojtarët, vlera e transferimit të të cilëve është rritur më shumë në gjashtë muajt e fundit, në pesë kampionatet më të mirë në Europë.

Për të hartuar këtë klasifikim janë marrë në konsideratë vetëm lojtarët që nuk kanë ndryshuar skuadër dhe që nuk e kanë zgjatur kontratën e tyre. CIES ka përdorur algoritmin e vet të zhvilluar nga ekipi kërkimor.

Rritja më e madhe e vlerës së merkatos, Salah, lojtari më i vlerësuar

Në pozicionet e para janë tre lojtarë që luajnë në Premier League: Mohamed Salah (Liverpool) vlera e të cilit është rritur nga 88,1 në 162,8 milionë (+ 74,7); Ederson Moraes (Manchester City) vlera e të cilit është rritur nga 24,3 në 98,7 milionë (+ 74,4) dhe Leroy Sané (Manchester City) nga 88,2 në 151,2 milionë (+ 63).

Secili nga kompeticionet kryesore europiane përfaqësohet në klasifikim nga futbollistë të ndryshëm: Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) vlera e të cilit është rritur nga 133,8 në 188,5, është më i vlerësuari në Ligue 1 (+ € 54,7 milionë).

Sa i përket La Liga, Paulinho (Barcelona) është lojtari më i vlerësuar, nga 10 në 52,4 milionë euro (+ € 42,4).

Në Bundesligë, futbollisti më i vlerësuar është mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, vlera e të cilit në gjashtë muaj është rritur nga 16,7 a 52,3 milionë euro (+ € 35,6).

Sa i përket Serisë A, në vend të parë gjejmë Sergej Milinkovic-Savic (Lazio). Vlera e mesfushorit është rritur nga 28,8 milionë në shtator të vitit të kaluar në 70,5 milionë euro. (+40,7).

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz