Vlera e tregut farmaceutik të Rumanisë ra me 4.8% vitin e kaluar në krahasim me vitin 2014 në 2.6 miliardë euro, sipas kompanisë kërkimore për tregun Cegedim.
Kjo, për shkak të rënies së çmimit të barnave me recetë që hyri në fuqi më 1 korrik.
Segmenti me pakicë, përkatësisht farmacitë, u përballën me një rënie prej 5.8% në shitje në 2.3 miliardë euro në vitin 2015.
Shitjet e barnave me recetë në farmaci ranë me 10.5%, por u kompensuan me rritje 14.9% në shitjen e ilaçeve pa recetë. Shitja e barnave me recetë arriti në 1.77 miliardë euro, ndërsa shitjet e barnave pa recetë arritën 523.5 milionë euro.