Volterman, kuleta me GPS, Bluetooth dhe fotokamerë të inkorporuar

07/07/2017 6:58 PM 0 komente

Një ndër problemet me të cilat përballen njerëzit në qytetet e mëdha janë hajdutët, shpesh të vështirë për t’u dalluar, që vjedhin në mënyrë dinake, në veçanti çantat. Kompania amerikane Volterman i jep zgjidhje këtij problemi duke krijuar një pajisje gjeniale (e cila mban të njëjtin emër).

Volterman ka krijuar një kuletë, e cila ka të inkorporuar GPS, Bluetooth dhe një fotokamerë. Këto teknologji ju ndihmojnë të gjeni kuletën në rast se jua vjedhin.

Kjo pajisje e jashtëzakonshme, siç konfirmohet edhe në fushatën për mbledhjen e fondeve në shoqërinë Indiegogo, që në ditën e parë ka arritur të
sigurojë financimin e kërkuar.

Vetëm kaq? Absolutisht jo. Volterman mund të përdoret për të karikuar telefonin dhe madje edhe si hotspot Wi-Fi. Jo keq për një kuletë!

 

Volterman - kamera

 

Karakteristika

Kompania siguron një mbulim global, që ju lejon të lokalizoni kuletën e humbur ose të vjedhur në çdo cep të botës. Për këtë shërbim nuk duhet të bëni shpenzime ekstra. Folëm edhe për fotokamerën. Mikrosensori aktivizohet në momentin kur përdoruesi vendos funksionin “lost” (i humbur) dhe shkrep foto sapo hajduti hap pajisjen.

Fotografitë i dërgohen më pas të zotit të saj. Një karakteristikë tjetër e dobishme është aktivizimi i alarmit në celular nëse Volterman largohet nga poseduesi i saj.

 

Volterman - karikues 2

 

E sigurt dhe rezistente

Siç e thamë më sipër, kuleta Volterman mund të përdoret edhe si hotspot Wi-Fi. Sipas kompanisë, çmimi i shërbimit është tre herë më i ulët se tarifat standard roaming. Ndër të tjera, pajisja është rezistente ndaj ujit dhe goditjeve.
Falë teknologjisë RFID, Volterman është e sigurt edhe kundër vjedhjes së të dhënave.

Çmimi dhe data e daljes në treg

Volterman është realizuar në lëkurë dhe është e disponueshme të modele të ndryshme. Do të kushtojë 98 dollarë. Do të dalë në treg në dhjetor të 2017-s.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz