VOLVO V60

09/11/2018 7:53 PM 0 komente

Një ambicie e rinovuar për SUV-in suedez, ndjekur nga një motiv sitilistik i bërë i njohur nga gama e gjerë XC

 

Ishte njëherë e një kohë, kur SUV-i Volvo, përfaqësonte një stil jetese shumë të thjeshtë dhe mbante një qëndrim disi të largët nga moda. Automjete të ndërtuara për miliona kilometra, objekte, pamjes së thjeshtë të cilave i përgjigjet mirë një funksionalitet pragmatik.

Kohë më parë, duke hyrë në galaktikën Geely, Goteborg-u përqafoi një stil jetese më hedonist, duke kombinuar vlerat historike (sigurinë, besimin, etj.) me një sitilistikë moderne të tipit nouvelle vague.

Kështu, V60-ta e re, sjell me vete vendimet e dizajn-it të Thomas Ingenlath dhe më vonë ato të Robin Page: linja të shtrira, dimensione të mëdha që aspirojnë legjitimitetin e cilësinë maksimale të markës. Kjo, e amplifikuar më vonë nën kujdesin e treguar kundrejt kabinës së makinës: Konkurrenca ideale gjermane preferon zvogëlimin, kurse këtu edhe pse mbase jo një zgjidhje spektakolare, por më shumë shpërblyese, pak a shumë si motrat e modeleve më të hershme. Kroskoti dominohet nga sistemi i kompletuar i Infotainment, nga ku komandohet pothuaj gjithçka (çka mund të kontribuojë në shpërqendrim); sediljet, si gjithmonë, janë të një qëndrimi dhe pozicionimi perfekt, në përgjithësi, atmosfera është e një niveli shumë të lartë.

 

GJITHMONË E SIGURT

Qëllimi për të ecur më përpara është i dukshëm nëpërmjet vendimit për tu distancuar nga modelet e mëparshëm (akoma Ford mainstream) dhe për të adoptuar dizajn-in e përdorur tek XC 90 dhe 60. Gama e motorëve te naftës 2.0 përfshin kapacitetet 150 dhe 190 kf dhe një model benzine me turbo 247 kf. Shumë shpejt mbërrin dhe versioni elektrik. Ne i testuam të dyja modelet me naftë, që pavarësisht krizës, do të mbeten modelet e preferuara të tregut. Megjithatë, përsëri gjetëm karakteristika te modeleve të tjera Volvo.

Shtëpia suedeze, ka bërë një zgjedhje te dukshme, për sa i takon qëndrueshmërisë ne bord, joie de vivre dhe qetësisë, nuk lë te humbasë dinamikën gjatë udhëtimit. Kënaqësi në drejtim, plotësisht e kompletuar nga pajisjet e sigurisë (aktive dhe pasive), e parashikueshme në çdo situatë, arikulon ofertën e saj në nivele të ndryshme ne krahasim me BMW dhe Audi.

Duke dashur të jemi pak karizmatik, mund të themi qe ky automjet është disi më tërheqës se modelet Gjermane (kambio automatike me 8 marshe paraqet shumë pasiguri gjatë përshpejtimeve të pjesshme); por janë detajet, që në asnjë mënyrë nuk vënë në rrezik nivelin e shkëlqyer të dizajn-it.

Kabina paraqet të njëjtin stil të Volvo-ve të tjera, i kushtëzuar (pozitivisht) nga display i madh dhe sistemi i Infotainment. Hapësira ne bord është e konsiderueshme, për pasagjerët edhe për bagazhet e tyre: kapaciteti i deklaruar është 529 litra me sediljet e pasme në pozicion të drejtë

 

D3 INSCRIPTION

Të dhëna teknike

Motori
• L4 turbodiesel
• Cilindrata 1.969 cm3
• Fuqia maksimale 110 Kw (150 kf) në 3.750 xhiro/min
• Momenti përdredhës maksimal 320 Nm

Transmisioni
• Traksion në rrotat e para
• Kambio automatike me 8 marshe

Performanca
• Shpejtësia maksimale 205 km/h
• 0-100 km/h 9,9 s
• Konsumi mesatar 22,7 km/l

Përmasat dhe pesha
• Hapi 287 cm
• Gjatësia 476 cm
Gjerësia 185 cm
Lartësia 143 cm
• Pesha 1.690 kg

Çmimi
• 45.420 euro

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of