VOLVO XC60

05/02/2018 11:33 AM 0 komente

Kabinë e studiuar në çdo element, premisë e shkëlqyer për një komoditet të mirë. Performancë e lartë, edhe pse pesha ndihet

 

Sediljet, të bukura në sy dhe efikase në ulje, ekrani vertikal i infotainment, doreza për ndezjen (në vend të butonit të zakonshëm) si dhe rrotulla për të përzgjedhur dinamikën në lëvizje: janë të shumtë detajet, të cilat që në shikim të parë, e afrojnë modelin e ri Suv Volvo me si-motrën e vet më të madhe, modelin XC90. Këto detaje, që bashkë me materialet që veshin kroskotin dhe panelet, po njësoj origjinal dhe elegant, bëjnë që kabina të kthehet në një ambient komod të një niveli të lartë.

Stonimi i vetëm është veshja e panelit qendror, i montuar jo aq saktë, duke reflektuar rininë e skajshme industriale të makinës së testimit. Kabina është aq e këndshme në pamje, sa edhe e arritshme (sediljet nuk janë shumë të larta) dhe mbi të gjitha, e sfungjertë në ecje: kjo, falë izolimit të shkëlqyer nga mekanika dhe rruga, si dhe absorbimit të garantuar nga suspensionet. Motori me katër cilindra, turbodiesel, në këtë rast, me cilësitë e tij më të mira, përgjigjet me gatishmëri, pa u shfaqur asnjëherë agresiv, edhe kur kalohet nga modaliteti Confort në atë Dynamic.

Kambio e përsosur me tetë marshe automatikë, garanton rrjedhshmëri mjaft të këndshme. Motori duket se nuk e vuan peshën, pak më të rëndë se mesatarja: nevojat thelbësore të ruajtjes, bujaria në veshje, dhe sidomos ndarja e strukturës mbajtëse me si-motrën e lartpërmendur, bëjnë që modeli XC60, në peshore, të prekë kufirin e dy tonelatave. Nga kjo rrjedh se, falë edhe tendencës së lehtë ndaj butësisë, futja në kthesë të mos jetë e menjëhershme.

Më pas, mbasi aksi është stabilizuar, Suv-i suedez, ia del të ruajë saktësinë e trajektores, i ndihmuar edhe nga gomat e mëdha 20 inç, të afta të përballojnë me lehtësi zhvendosjet e lehta nga drejtimi. Një sjellje kjo, jo dhe aq e ndryshme nga ajo e si-motrës së madhe, krahasuar me të cilën, këtu gjejmë një timon më të gatshëm dhe të ndjeshëm, edhe në korrigjimet më të papërfillshme.

Nga ana tjetër, frenat nuk duket se e vuajnë detyrën që u është caktuar, duke siguruar ngadalësim të gatshëm dhe progresiv në të njëjtën kohë. Pika më e fortë e modelit XC60 mbetet komoditeti i nivelit të lartë, i cili madje i siguron këtij modeli një nga vendet e para në renditjen hipotetike të makinave më të përshtatshme, mes atyre të gjata.

 

D5 AWD Geartronic Inscription
MOTORI – L4 turbodiesel 1.969 cm3
FUQIA MAKSIMALE – 173 kW (235 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS – 480 Nm në 1.750 xhiro/min
TRAKSIONI – integral
KAMBIO – automatike me 8 marshe
0-100 km/h – 7,2 s
KONSUMI MESATAR – 18,2 km/l
PËRMASAT – gjat. 469 – gjer. 190 – lart. 166 cm
PESHA – 1.950 kg
ÇMIMI – duke filluar nga 60.950 €

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz