Votuesit francezë janë të nevrikosur, por edhe optimistë

16/04/2017 8:04 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Votuesit francezë po u drejtohen zgjedhjeve presidenciale më të rëndësishme ndër dekada me një humor të keq.

Ata mendojnë se vendi i tyre është në rrugën e gabuar, nuk u besojnë institucioneve të Bashkimit Europian dhe vuajnë nga një ekonomi e pafuqishme, siç e cilësojnë edhe ata vetë.

A do të përkthehet kjo gjë në vota për kandidaten populiste të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen? Yves Bardon, një studiues në Ipsos France, nuk është aq i sigurt. Ai e quan “paradoksi francez”: Njerëzit janë skeptikë për të ardhmen e vendit të tyre, por optimistë për situatën personale dhe familjet e tyre.

Këta grafikë shpjegojnë paradoksin

Që nga recesioni që filloi në vitin 2009, Franca ka rifituar prodhimin e saj të humbur. Ajo ka bërë më shumë përparime se Italia dhe Spanja, por më pak se Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

monitor 775.indd

Papunësia është tepër e lartë, sidomos për të rinjtë. Por disa vende të tjera europiane janë më keq.

monitor 775.indd

Franca udhëheq në një fushë: qytetarët e saj mbajnë barrën më të lartë të taksave në Europë, madje më të lartë se suedezët dhe danezët.

monitor 775.indd

Disa nga këto fakte të pakëndshme kthehen për francezët, në një pikëpamje të së ardhmes. Ata janë më pesimistë se çdo europian tjetër nëse vendi i tyre është në rrugën e duhur.

monitor 775.indd

Francezët kanë një mendim jo të mirë për sa i përket leadership-it të BE-së në krahasim me britanikët, që sapo votuan lënien e “bllokut”.

monitor 775.indd

monitor 775.indd

Por këtu fillon të komplikohet: Francezët nuk e urrejnë BE-në, as nuk dëshirojnë të dalin prej saj. Vetëm 22% mbështesin këtë opsion.

 

monitor 775.indd

Dhe ndërsa Fronti Kombëtar i Le Pen ka përdorur një gjuhë që ngre dyshime në lidhje me popullsinë myslimane të Francës, kombi, si një tërësi, i shikon myslimanët me më pak negativitet sesa shumë prej fqinjëve të saj.

monitor 775.indd

Popullsia franceze mbështetet në një prej sistemeve më bujare të sigurimit shoqëror në botë, me 31% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të shpenzuar për kujdesin shëndetësor publik, me pagesa papunësie dhe përfitime të tjera.

monitor 775.indd

Sipas Bardon, francezët janë të kënaqur me gjendjen e tyre personale, edhe më shumë se disa prej fqinjëve europianë po aq të “gëzuar”.

Kjo është pak a shumë “lista e pazarit” për pesë kandidatët që konkurrojnë për Presidencën e Francës: rritja e ekonomisë, krijimi i vendeve të punës, nxitja e BE-së që të punojë më mirë, ulja e taksave dhe mbajtja e përfitimeve sociale. Paçi fat.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz