Që nga koha e grekëve dhe romakëve të lashtë, njerëzit kanë dokumentuar besimin që ka një lidhje të fortë midis ushtrimeve fizike dhe inteligjencës. Por, në dy dekadat e fundit, neurologët kanë theksuar teorinë se mendjet lulëzojnë në një trup të shëndetshëm. Ndërsa studiuesit bashkohen me idenë se vrapi ju bën më të zgjuar, kjo mbetet pjesërisht e vërtet. Procesi është shumë më i ndërlikuar dhe tregon më shumë si për trupin e njeriut, ashtu edhe për evoluimin e tij.
Nga studimet kanë zgjeruar njohuritë mbi funksionimin e mekanizmit të vrapit dhe mënyrën se si ai përfshin një proces që quhet neurogjeneza, ku qeliza të reja krijohen.
Ndërsa ushtrimet intensive krijojnë qeliza të reja, të cilat automatikisht bëhen qeliza burimore për t’u vënë në përdorim. Ushtrimet fizike nuk zhvillojnë njohuri të reja, ato i japin mendjes mprehtësi, qartësi dhe ju përgatisin për të mësuar. Prandaj këshillohet që gjatë ditës suaj të zënë me punë apo me studime, të angazhoheni dhe me aktivitet fizik.