Studiuesit këshillojnë t’i kthehemi këtij sporti pasi vrapi në plazh ofron përfitime të shumta shëndetësore.
Nuk është njësoj vrapi i pistës me atë të rërës.
Sipas Dr Thierry M. Lejeune në St. Luke’s University Clinics në Belgjikë të vraposh në rërë kërkon 1.6 herë më shumë energji sesa vrapi në pistë. Kjo përkthehet në më shumë kalori të djegura dhe një tonifikim trupi në një kohë më të shkurtër. Vrapi në plazh ofron një stërvitje më të plotë në një kohe me të shkurtër
Vrapi në rërë nuk lëndon nyjet dhe artikulacionet
Vrapi në kushtet normale shpesh herë shkakton lëndime në nyje dhe gjunj, por një nga përfitimet e vrapit në plazh ka të bëjë pikërisht me relaksimin e artikulacioneve. Duke qenë se terreni në plazh është më i butë takimi i këmbëve me tokën shoqërohet me më pak dhimbje.
Vrapimi në rërë përmirëson ekuilibrin tuaj.
Por, duhet të ndiqni disa këshilla:
1.Vraponi në rërë të lagësht
2.Vishni gjithnjë atlete të përshtatshme
3.Lyhuni me krem mbrojtës