Nuk ka rëndësi nëse je breshkë apo lepur, vrapimi redukton shkaqet e sëmundjeve të zemrës. Mund të vraponi në një maratonë apo vetëm në një bllok në qytetin tuaj, madje ngadaltë. Kjo mund t’ju uli risqet e ndonjë sëmundje kardiovaskulare me pasojë vdekjen krahasuar me personat të cilët nuk vrapojnë thotë gazeta e Kolegjit të Kardiologjisë së Amerikës.
Organizata Botërore e Shëndetit sugjeron që të vrapohet 150 minuta me intensitet lehtë, si ecje, kopshtari, punë shtëpie ose 75 minuta me intensitet të lartë, si aerobi, vrapim, në javë. Të dhënat e mara nga qendra të shumta Aerobike për të bërë lidhjen rreth vrapimit dhe jetëgjatësisë tregojnë që 55,000 të rritur në moshat 18-100 vjeç që kanë 15 vjet rresht që kryejnë aktivitet të përditshme, përfshirë vrapin janë 30% më pakë të ekspozuar nga gjitha sëmundjet vdekjeprurëse. Janë 45% më pakë të ekspozuar ndaj vdekjes si pasojë goditjeve në zemër apo infarkteve.
Në bazë të një mostre të dhënash tregohet që nga 1217 njerëz të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, vetëm 24% e tyre kishin vrapimin si pjesë të rutinës së përditshme.
Burimi: Time Magazine