Gjumi vjen duke ngrënë ! Mjekët gjithmonë rekomandojnë se duhet ta konsumoni ushqimin të paktën dy orë përpara se të shtriheni. Ndaj duhet të zgjidhni ushqimet e duhura për të evituar pagjumësinë. Rastet janë dy, ose nuk arrin të flesh deri në orët e vona, ose zgjohesh në orët e para të mëngjesit dhe përpëlitesh në shtrat derisa zbardh…
Përpara se të vraponi drejt hapjeve, për të rekuperuar gjumin, provoni të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit duke përfshirë në dietën e përditshme ushqime të pasura me kripëra minerale dhe ushqyes të tjerë që favorizojnë prodhimin e melatoninës dhe serotoninës, të dobishëm për të luftuar pagjumësinë. E para është një substancë që rregullon fazat e gjumit ndërsa e dyta është hormone I relaksit…
Por, cilat ushqime ndikojnë konkretisht?
Darkave, djathërat pak të yndyrshëm, mishërat e bardhë, peshku, qumshti dhe frutat e thata si arrat apo bajamet, ndihmojnë në luftën me gjumin. Të njëjtin funksion kanë edhe drithërat, çikorja apo jeshillëqe të tjera, të gjitha këto, të pasura me vitamin B6.
Peshku merluc, salmoni, tërshëra, bananja dhe kajsia janë burim magneziumi dhe potasiumi, dy kripëra minerale që, nëse nuk merren në masën e duhur, ndikojnë në cilësinë e gjumit.Një studim i Universitetit të Oxfordit, ka treguar se Omega 3, ndikon gjithashtu në një gjumë të qetë.