Amazon dhe Wal-Mart mund të kenë ekzistuar dikur në universe paralele, por ditët e sotme ata janë në një luftë çmimesh. Të dy gjigantët po kërkojnë të bëjnë blerje për të konkurruar në terrenin e tjetrit.
Amazon.com Inc. do të ketë një prani të rëndësishme të pikë-shitjeve në terren. Pyetja e vetme e mbetur është se kur dhe si. Ndoshta do të jetë një dyqan modern i teknologjisë së lartë, i krijuar nga Amazon si me “magji”, ashtu si dyqani i ushqimeve Amazon Go, i cili u prezantua në fillim të këtij viti. Kompania dalëngadalë po shkon drejt një librarie fizike. Por javën e kaluar pati shenja se Amazon mund ta përshpejtojë këtë shtytje, nëpërmjet një blerje në një formë apo në një tjetër. Së pari, ishte raporti që Amazon konsideroi blerjen e “Whole Foods” (rrjet supermarketesh në Amerikë) vjeshtën e kaluar. Më pas, në fundjavë, pati fjalë se BJ’s Wholesale Club po vihet në shitje, dhe Amazon po tregonte interes.
Logjika e Amazon është e drejtpërdrejtë: dëshiron t’u shesë konsumatorëve kudo që ata dëshirojnë të blejnë dhe shumë shitje ende bëhen nëpër dyqane. Të ardhurat e Amazon në vitin 2016, që përfshin gjithë bizneset e tij, jo thjesht shitjen e mallrave për konsumatorët, ishin 136 miliardë dollarë, sërish pak më shumë se një e katërta e 486 miliardë dollarëve të Wal-Mart-it. Secili, Whole Foods dhe BJ, kanë të ardhura vjetore rreth 10 miliardë dollarë. Duke supozuar se Amazon do të bëjë një shtytje të madhe në dyqane, do të ndjekë rrugën që lulëzoi Sears një shekull më parë, kur ai përfitoi nga një rrjet hekurudhor i zgjeruar – “interneti i asokohe” – për të ndërtuar një katalog biznesi që eventualisht çoi në një prani të madhe dyqanesh.
Disa mendojnë se Wal-Mart Stores Inc. vështirë se është dinozauri i pafat. Doug McMillon, 50 vjeç, është më i ri se Jeff Bezos i Amazon, u bë CEO i kompanisë në vitin 2014. Një nga lëvizjet e tij të para ishte njoftimi i rritjes së pagave për punonjësit në muajin shkurt të 2015. Në atë kohë, disa e panë si një lëvizje politike, për të ulur trysninë mbi reputacionin e keq të kompanisë në disa rrethe, si dhe në komunitetet e punëtorët. Kur investitorët kuptuan se sa rritja e pagave do të ndikonte në fitimet e kompanisë, ata prishën/destabilizuan bursën. Në 2015, aksionet e Wal-Mart përfunduan me 28.6%, një nga performancat më të këqija të Dow Jones Industrial.
Por rritja e pagave tregoi se Wal-Mart kuptoi diçka para se shumica e konkurrentëve të tij të rrjeteve të dyqaneve. Së pari, tregu i punës u shtrëngua, veçanërisht për punëtorët me pagë më të ulët, dhe Wal-Mart donte të sigurohej se kishte punëtorë të mirë. Dhe së dyti, përvoja e blerësve nëpër dyqane kishte pësuar rënie dhe kishte nevojë të përmirësohej, nëse Wal-Mart shpresonte të stabilizonte biznesin e saj.
Më tej, Wal-Mart iu kthye kërcënimit online të paraqitur nga Amazon dhe të tjerë. Gushtin e kaluar, ajo bleu Jet.com, startup-in e blerjeve elektronike, që po rritet me shpejtësi të madhe, për 3.3 miliardë dollarë. Si pjesë e marrëveshjes, CEO i Jet.com, Marc Lore, mori përsipër operacionet online të Wal-Mart. Në muajt e parë të tij në këtë pozicion, Lore bëri disa blerje të vogla – duke përfshirë ModCloth, MooseJaw dhe ShoeBuy.
Është raporti, i cili tregon se Wal-Mart po kërkon të blejë shitësin online të modës për meshkuj, Bonobos, që po fillon t’i japë strategjisë së kompanisë pak më shumë qartësi. Amazon mund të ketë krijuar makinerinë e-commerce më të fuqishme dhe pa fërkime në histori, por ka qenë më pak e suksesshme në krijimin e markave të veta. Kjo i jep Wal-Mart një hapje. Wal-Mart mund të ndërtojë një portofol të markave online, për të cilat pastaj do të mund të kontrollojë shpërndarjen – online, offline ose të dyja. Ndoshta një ditë, blerësit do të jenë në gjendje të blejnë Bonobos në dyqanet fizike Wal-Mart dhe jo në ndonjë dyqan tjetër.
Struktura e pronësisë e Wal-Mart dhe pozicioni i likuiditetit e lejon atë që të përdorë një strategji afatgjatë, si Amazon. Familja Walton ende zotëron 51% të aksioneve të kompanisë. Pastë fat çdo aktivist investitor që përpiqet të shkundë këtë sundim. Dhe me fitime vjetore në 10 miliardë dollarë, ai mund të përballojë të bëjë blerje të llogaritura, ndërsa ajo përshtat strategjinë e saj online.
Amazon dhe Wal-Mart si një pothuajse-duopol, të dy duke investuar miliarda për një afat të gjatë, është lajm i tmerrshëm për pjesën tjetër të industrisë së shitjes. Qendrat dhe dyqanet e mëdha mund të përfundojnë duke ulur kostot e pafundme dhe të grinden mbi sa vjen e më pak – dollarët e shitjes. Vetëm nëse ata do të shiten tek Amazon ose Wal-Mart.
*Kjo rubrikë nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimin e bordit redaktues ose Bloomberg LP dhe pronarëve të tij. Shkrim nga Conor Sen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.