Nëntorin e kaluar, Jens weidmann kundërshtoi me këmbëngulje çdo masë nga Banka Qendrore Evropiane për të shtypur para me qëllim blerjen e aseteve dhe mbështetjen e ekonomisë së eurozonës. Jo më.
Shefi i Bundesbank, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në Bankën Qendrore Evropiane dhe si kreu i bankës qendrore gjermane, tani është gati të mbështesë një lehtësim të tillë sasior (QE) në qoftë se ai dhe kolegët e tij të BQE-së do e vlerësojnë si të nevojshme.
Ajo që ka ndryshuar është se ‘situata ka ndryshuar’, sipas një personi të njohur me perceptimin gjerman, duke folur në kushte anonimiteti.
Inflacioni në Eurozonë është ngadalësuar në 0.5 për qind nga 0.9 për qind në nëntor, duke rënë shumë më poshtë objektivit të vetëm nën 2 për qind të BQE-së dhe duke ‘ngjallur’ frikën se blloku ka gjasa të mbetet peng i një periudhe të gjatë të ashtu-quajtur ‘inflacion i ulët’, apo edhe të ‘zhytet’ në deflacion të plotë.
Një skenar i tillë rrezikon të ‘minojë’ përpjekjet e vendeve të goditura nga kriza në periferi të zonës së euros për të riorganizuar ekonomitë e tyre, dhe në fund të fundit të godasë rritjen në të gjithë bordin, nëse familjet shtynë blerjet në pritje të cmimeve më të ulëta në të ardhmen.
Duke kërkuar të reduktojnë një rënie të tillë në pritshmëritë e inflacionit, Këshilli Drejtues i BQE-së tha në fillim të këtij muaji se ishte unanim në angazhimin e tij për të përdorur mjete të pa-precedenta – banka-qendrore flet për masa të tilla si QE(lehtësim sasior) – që synon neutralizimin e një periudhe të zgjatur të inflacionit të ulët.
Unanimitet nënkupton se Ëeidmann ishte dakort me bordin. Kjo ka rëndësi sepse si udhëheqës i fraksionit agresivë në këshillin prej 24 anëtarësh, ai mund të formësojë debate dhe kufizojë lëvizjet politike. Majin e kaluar, për shembull, ai arriti të kufizojë madhësinë e reduktimit të një norme interesi.