WhatsApp, çdo minutë dërgohen 29 milionë mesazhe

14/11/2018 5:24 PM 0 komente

Në botë, çdo minutë dërgohen 29 milionë mesazhe në Whatsapp dhe 156 milionë email-e, publikohen 243 mijë foto në Facebook dhe 65 mijë foto në Instagram; 235 mijë twitte në Twitter dhe 210 mijë snap në Snapchat.

Këto të dhëna vijnë nga Centro Economia Digitale (Qendra Ekonomike Dixhitale) të publikuara në një raport të saj.

Çdo minutë në Google bëhen 3,8 milionë kërkime dhe 2 milionë minuta thirrje në Skype, krijohen 120 accounte të reja në LinkedIn, bëhen rreth 25 mijë postime në Tumblr dhe 19 mijë takime në aplikacionin e takimit Tinder.

Gjithnjë sipas raportit, çdo minutë nëpër botë, në platformën Spotify, përdoruesit dëgjojnë 1,5 milionë këngë, kurse të abonuarit në Netflix shikojnë 87 mijë orë filma.

Në platformën Vimeo shikohen 16 mijë video, kurse në YouTube, gjatë 60 sekondave, përdoruesit ngarkojnë 400 orë filma.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of