Whatsapp do t’ua bëjë jetën më të thjeshtë të gjithë atyre që shkëmbejnë video në këtë platformë të mesazheve të menjëhershme. Ata që e përdorin shpesh, e dinë sa e bezdisshme është pritja për të shkarkuar një video përpara sesa ta shohin, veçanërisht në mungesë të Wi-Fi. Funksioni i ri, për momentin, është i disponueshëm vetëm për sistemin Android.
Ky azhurnim është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit, që për vite janë ankuar për këtë problem dhe, në ditët e ardhshme, do të jetë i disponueshëm edhe për sisteme të tjera operative. Nëpërmjet këtij aplikacioni, ju mund të shikoni sekondat e para të videos dhe të vlerësoni nëse ia vlen të shkarkohet, duke kursyer në këtë mënyrë, hapësirë në telefonin tuaj.