Windows 10, përditësimi i ri do të bëhet më 17 tetor

07/09/2017 4:11 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Windows-10-creators-update

Microsoft bëri të ditur se Windows 10 Fall Creators Update do të bëhet më 17 tetor. Ky njoftim u bë në konferencën e IFA 2017 në Berlin. Ky është përditësimi i katërt i madh për Windows 10.

Më 17 tetor, tek përdoruesit që kanë instaluar Windows 10 në pajisjet e tyre do fillojë përditësimi i Windows 10.

Fall Creators Update do të sjellë shumë risi: përmirësime në fushën e sigurisë dhe në mbrojtjen e kompjuterit, funksione të reja multimediale etj. Ndërsa disa funksione dhe programe do të fshihen për të përmirësuar në këtë mënyrë burimet informatike të kompjuterit

Risitë e Fall Creators Update të Windows 10

Përditësimi i ri i Windows 10 do të përfshijë edhe suportin – software dhe hardware – në realitetin virtual.

Bëhet fjalë për një ndër sektorët informatikë me zhvillimin më të madh të kohërave të fundit, me investime si nga Apple, Google dhe kompani të tjera. As Microsoft nuk dëshiron të humbë kohë dhe me Fall Creators do t’u japë mundësinë përdoruesve të aksesojnë realitetin virtual si nga kompjuteri si nga syzet virtuale të zhvilluara nga Acer, HP dhe prodhues të tjerë.

Përditësimi i katërt i Windows 10 do të sjellë përmirësime në inteligjencën artificiale, si në krijimin e vizatimeve e objekteve tredimensionale (algoritmet e inteligjencës artificiale do të integrohen në Windows Inking) si në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes nga sulmet hacker (Windows Defender do të përmirësohet edhe falë mbrojtjes në cloud).

Nuk do të mungojnë as funksionet që lidhen me aksesueshmërinë si për shembull Eye Control që do t’u japë mundësinë njerëzve me probleme në lëvizje të kontrollojnë kompjuterin me një shikim.

Pak kohë më parë, Microsoft njoftoi bashkëpunimin ndërmjet Microsoft Cortana dhe asistentit dixhital të Amazon, Alexa. Ky opsion do të jetë i disponueshëm edhe për pajisjet Android dhe iOS në të ardhmen.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz