Treguesi referencë për naftën e papprpunuar amerikane, WTI u tregtua pranë nivelit më të ulët në dy-javë teksa inventarët e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin më të lartë në 83 vjet në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e qershorit ishte në 101.68 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, duke u rriutr 24 cent. Kontrata ra 31 cent dje në 101.44 dollarë, mbyllja më e ulët që nga 7 prilli. Vëllimi i të gjitha kontratavë të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 53 për qind nën mesataren 100 ditore. Cmimet kanë fituar 3.3 për qind këtë vit.
Brent për dorëzimet e qershorit ishte në 24 cent më lartë në 109.35 dollarë për fuci në tregtimet e Lonbdrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.61 dollarë. Raporti u zgjerua për të tretën ditë radhazi dje për tu mbyllur në 7.67 dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.