Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua afër nivelit më të ulët në dy-javë teksa treguesi i prodhimit intensifikoi shenja t e një ngadalësimi ekonomik në Kinë, konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë. Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e qershorit ishte në 101.52 dollarë për fuci në bursën e Neë York, duke rënë 23 cent. Kontrata e majit përfundoi dje pasi humbi 2.24 dollarë në102.13 dollarë, mbyllja më e ulët që nga 7 pilli. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 11 për qind mbi mesataren 100 ditore. Cmimet janë rritur 3.1 për qind këtë vit.
Brent për dorëzimet e qershorit ra 11 cent në 109.16 dollarë një fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.65 dollarë, krahasuar me 7.52 dollarë që shënonte dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.