Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tërhoq nga niveli më i lartë në një javë, pasi të dhënat e qeverisë treguan se rezervat e naftës së papërpunuar u rrit teksa prodhimi u rrit në një nivel të lartë rekord në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra në Londër.
WTI për dorëzimet e dhjetorit ra gati 45 cent në 81.75 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, dhe ishte në 81.84 dollarë. Kontrata u rrit 78 cent në 82.20 dollarë dje, mbyllja më e lartë që nga 21 tetor.
Brent për dorëzimet e dhjetorit ra gati 32 cent ose 0.4 perqind në 86.80 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Kontrata u rrit 1.3 perqind dje. Diferenca e Brent ndaj WTI sihte në një prim prej 5.06 dollarë krahasuar me 4.92 dollarë dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.