Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra për të dytën ditë përpara të dhënave të furnizimit që ka gjasa të sinjalizojnë forcën e kërkesës për karburant në SHBA, konsumatori më i madh inaftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimmet e shtatorit ra gati 35 cent në 101.32 dollarë për fuçi në bursën e Neë York dhe ishte në 101.39 dollarë. Kontrata ra 42 cent në 101.67 dollarë dje, mbyllja më e ulët që nga 16 korriku. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 35 nën mesataren 100 ditore. Cmimet kanë humbur 3.8 përqind në korrik, me ritmet më të shpejta në tetë muaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.