Treguesi referencë për naftën e papërpunaur amerikane, WTI u rrit për të tretën ditë teksa Irani deklaoi se po kërkon të parandalojë rënien e mëtejshme të çmimeve, duke forcuar spekulimet se prodhuesit më të mëdhenj të OPEC-ut po ndërmarrin hapa për të mbështetur tregun. Treguesi referencë për naftën e papërpunaur evropiane, Brent fitoi në Londër.
WTI për dorëzimet e nëntorit, që përfudnojnë nesër, përparoi gati 73 cent në 83.48 dollarë për fuçi në bursën e Neë York dhe ishte në 83.17 dollarë. Kontrata më aktive e dhjetorit u rrit 39 cent në 82.45 dollarë. Vëllimi i të gjitha kontratave të tregtuara ishte rreth 10 përqind mbi mesataren 100 ditore. Cmimet e fillim muajit kanë humbur 15 përqind këtë vit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.