Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tërhoq pas fitimit më të madh që nga shtatori si pasojë e spekulimeve se rënia në furnizimet me naftë të Arabisë Saudite nuk sinjalizon se OPEC, prodhuesi më i madh i naftës në botë po redukton prodhimin. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra në Londër.
WTI për dorëzimet e dhjetorit ra gati 77 cent në 81.32 dollarë në bursën e Neë York dhe ishte 81.74 dollarë. Kontrata kërceu 1.57 dollarë në 82.09 dollarë dje. Vëllimi I të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishet rreth 16 perqind nën mestaren 100 ditore. Cmimet kanë rënë 1.2 perqind këtë javë dhe 17 përqind në vitin 2014.
Brent për dorëzimet e dhjetorit ra gati 68 cent, ose 0.8 perqind në 86.15 dollarë në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 4.93 dollarë, krahasuar me 4.10 at dollar në fund të javës së kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.