Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua afër çmimit më të ulët në dy vjet, pasi të dhënat e qeverisë treguan se rezervat e naftës së papërpunuar fituan më shumë se parashikimi në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e dhjetorit ishte në 80.67 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, ku u rrit 15 cent. Ai ra 1.97 dollarë në 80.52 dollarë dje, mbyllja më e ulët për një kontratë në fillim të muajit që nga 28 qershori i vitit 2012. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 31 përqind mbi mesataren 100 ditore. Cmimet kanë rënë 18 përqind këtë vit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.