Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua pranë nivelit më të ulët në më shumë se katër muaj si pasojë e shenjave të një kërkese më të dobët për karburant në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, ishte I qëndrueshëm në Londrë.
WTI për dorëzimet e shtatorit ra 15 cent në 98.02 dollarë në bursën e Neë York. Ajo u mbyll në 98.17, shifra më e ulët që nga17 marsi. Vëllimi I të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 25 përqind mbi mesataren 100 ditore. Cmimet ranë 6.8 përqind muajin e kaluar, me ritmet më të shpejta që nga maji i vitit 2012, dhe 4 perqind më poshtë këtë javë.
Brent për dorëzimet e shtatorit ra 2 cent në 106 dollarë për fuci në tregtimet e Lonfrës. Cmimet kanë rënë 2.2 përqind këtë javë. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.96 dollarë nga 7.85 dollarë që ishtë dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.