Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua afër çmimit më të ulët në më shumë se katër vjet teksa vendet që furnizojnë një të tretën e naftës në botë nuk arritën të premtojnë reduktime të prodhimit përara se takimit të OPEC nesër. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e janarit ishte në 74.13 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, ku u rrit 4 cent. Kontrata ra 1.69 dollarë në 74.09 dollarë dje, mbyllja më e ulët që nga shtatori i vitit2010. Vëllimi total i tregtuar ishte rreth 3 përqind më poshtë mesatares 100 ditore. Cmimet kanë rënë 25 përqind këtë vit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.