WWDC 2018, risitë e Apple në ditën e parë të konferencës

05/06/2018 5:28 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“Sot do të flasim për software”, tha CEO i Apple, Tim Cook në nisje të WWDC 2018, konferenca e përvitshme që Apple u kushton zhvilluesve të saj.

Në skenën e San Jose Conference Center, Apple nuk prezantoi iPhone të rinj, por zbuloi risitë për gjithë platformat e saj software nga iOS 12 te macOS 10.14, nga watchOS 5 për Apple Watch te tvOS për Apple Tv.

Dikush, deri në fund, shpresoi që Tim Cook të rishfaqej në skenë dhe të thoshte shprehjen e famshme “One more thing” (Edhe një gjë). Një gjë e cila nuk ndodhi. Në ditën e parë të WWDC 2018 (4 – 8 qershor 2018), nuk pati hapësirë për prezantimin e iPhone SE2 dhe me shumë mundësi, nuk do të ketë edhe në ditët e ardhshme.

Me fjalë të tjera, për të parë iPhone low cost 2018 do të duhet të presim disa javë, ndoshta edhe disa muaj. Megjithatë, Apple prezantoi para publikut iOS 12, sistemin e ri operativ, i cili do të jetë tek katër modelet e reja të iPhone që do të prezantohen në vjeshtë.

 

Risitë e iOS 12, çfarë u prezantua në ditën e parë të WWDC 2018

Siç u bë e ditur në Worldwide Developer Conference, sistemi i ri operativ iOS 12 për iPhone dhe iPad do të përmirësohet më shumë sa u përket funksioneve dhe instrumenteve për përdoruesit. Para së gjithash, iOS 12 do të jetë më i shpejtë dhe do të përmirësojë performancën e iPhone dhe iPad.

Emoji dhe Memoji

Një ndër momentet më të bukura ishte prezantimi i emoji të reja me iPhone X duke shfrytëzuar kamerën e përparme 3D, në gjendje të ndjekë lëvizjet e fytyrës (Depth Camera). Me iOS 12 vijnë edhe personazhe të reja (fantazma, koala, tigra dhe dinozaur) dhe software lexon shprehitë e fytyrës. Risi janë “memoji”, me të cilat ju mund të “emojizoni” fytyrën tuaj.

 

Siri dhe aplikacione të tjera

Asistenti personal Siri bëhet edhe më i fuqishëm me Siri Shortcuts. Asistenti virtual bëhet më ndërveprues, duke ju këshilluar një veprim në momentin e duhur (për shembull të porosisni një kafe në mëngjes, apo të nisni stërvitjen në një moment të caktuar të ditës). Me Shortcuts, një komandë zanore mund të shoqërohet me një sërë veprimesh, të cilat mund të programohen sipas dëshirës nga përdoruesi.

 

iPhone, me një performancë më të mirë

Prej vitesh tashmë, inxhinierët dhe zhvilluesit e Apple janë të angazhuar në “luftën” për të përmirësuar “source code” të iOS për ta bërë më të shpejtë dhe më të mirë. Siç konfirmohet në ditën e parë të WWDC 2018, rezultatet e iOS 12 janë më të mirat e të gjitha kohërave. Krahasuar me të kaluarën, kamerës i duhet 70% më pak kohë për t’u hapur, ndërsa tastiera është 50% më e shpejtë. Aplikacionet aktivizohen deri në dy herë më shpejt.

 

Realiteti i ri i shtuar

Një tjetër risi në Worldwide Developer Conference 2018 lidhet me ARKit 2, paketa me software dhe platforma për t’u përdorur dhe për të krijuar aplikacione me realitet të shtuar. Në veçanti, ARKit 2 do t’ju japë mundësi të krijoni aplikacione më dinamike dhe ndërvepruese, ku dy ose më shumë përdorues mund të kombinojnë veprimet e tyre për të krijuar një “botë të vetme me realitet të shtuar”. Ky funksion do të jetë i dobishëm veçanërisht në videogame. Përdoruesit mund t’i besojnë (ose të bashkëpunojnë) në realitetin e shtuar, në këto lojëra.

 

Instrumentet për të kontrolluar se sa e përdorim iPhone

Siç u bë e ditur pak ditë më parë, iOS 12 do të ketë të përfshirë instrumente që do t’i ndihmojnë përdoruesit të mësojnë dhe të kontrollojnë se sa kohë kalojnë me iPhone ose iPad në dorë.

Funksioni i ri “Do not disturb” për shembull, do të çaktivizojë automatikisht disa funksione të telefonit, në varësi të orës dhe vendit se ku ndodheni. Ndërsa “Do Not Disturb during Bedtime” do të reduktojë ndriçimin dhe do t’ju fshehë disa njoftime deri në mëngjes, në mënyrë që t’ju ndihmojë që të flini më mirë.

Funksioni Screen Time, do t’ju japë mundësi të dini se sa kohë kaloni me iPhone ose iPad në dorë dhe cilat janë aplikacionet që përdorni më shumë dhe faqet që vizitoni.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz