Prodhuesi kinez i telefonave Xiaomi ka hedhur në treg telefonin më të fundit. Pas dizajnëve ngacmues të dalë online që në fillim të këtij viti, Mi Note është zbuluar tashmë. Mi Note është një phablet prej 5.7 inç, me dy ekrane të ndryshme për sa i përket rezolucionit, suporton dy karta dhe çmimi fillon rreth 370 dollarë.
Nuk ka asnjë dyshim që Xiaomi është duke i shkuar nga pas Phablet-it të Apple, iPhone 6 Plus. CEO Lei Jun e quajti jashtë dimensioneve Mi Note për faktin e të qenët gjithmonë e më i hollë dhe më i lehtë se sa phablet-i i Apple. Emri “Note” ka një lidhje të fortë me gamën e phablet-ëve Galaxy të Samsung.
Nuk ka shumë gjëra që mund të bësh me një phablet 5.7 inç, por phablet-i Xiaomi ka dizajnin e tij. Më 27 janar do të shohim njësitë e para të modelit bazë të dalin për shitje. Ky phablet do të vijë me një ekran me rezolucion prej 1080 piksel, i prodhuar nga Sharp, ndërkohë që modeli Mi Note Pro me ekran më të madh QuadHD, i pajisur me laps, do të jetë në treg në fund të marsit.
Modeli Mi Note është i fuqizuar nga procesori Snapdragon 801, 2.5 GHz quad-core, Adreno 330 për grafikën, 3Gb Ram-i dhe me një kapacitet të brendshëm 16 GB ose 64 GB. Të gjitha këto janë të mbështetura nga një bateri prej 3.000 mAh. Versioni premium ka çdo gjë më sipër. Mi Note Pro ka ekran QuadHD dhe do të vijë me një procesor 2Ghz octa-core Snapdragon 810, Adreno 430 për grafikën, 4 GB Ram, 64 GB memorie të brendshme, mbështetur te LTE dhe me një ekstra prej 90 mAh në baterinë prej 3090mAh.
Nuk ka asnjë fjalë se si Xiaomi do të fusë Mi Note apo Mi Note Pro në shitje. Pritet që kompania kineze do të vazhdojë të përdorë dritare të vogla shitjesh online, duke futur të dyja, si publicitetin dhe pjesëmarrjen.
Çmimi i Mi Note sugjeron që Xiaomi është duke vazhduar të përdorë të njëjtën strategji të shitjeve të harduerëve thjesht nën kosto, dhe do të jetë në kërkim për thithjen e të ardhurave nëpërmjet shitjeve të harduerëve dhe shërbimeve online, të paktën fillimisht. Nëse Mi Note qëndron në prodhim për 18 muaj, çmimi i rënies së komponentëve do t’i mundësojë Mi Note të ketë një diferencë afër fundit të jetës së tij, nëse çmimi do të jetë i qëndrueshëm.
Mi Note dhe Mi Note Pro kanë të dhëna jashtëzakonisht të larta jo thjesht për çmimin e vendosur, por për çdo çmim. Xiaomi ka dizajnuar atë që duket së është phablet-i më i fuqishëm në treg. Ne mund të shohim pak konkurrence në MWC e këtij viti, por Xiaomi do të dijë që ka një avantazh të madh në Kinë. Ashtu si përhapja masive e Apple në ShBA dhe Europë, Xiaomi ka Kinën.
Mi Note është stil, i dëshirueshëm, dhe unë dyshoj se do të jetë vërtet i vështirë të blihet në muajt parë, gjë kjo që do ta kthejë në një simbol.