Sigurisht, është një mënyrë e re e të shikuarit dhe të të ndarit të botës suaj, me një video prej 360 gradësh. Duke nisur nga java e shkuar, YouTube mund të përballojë vendosjen e videove të tilla. Por cilat janë mënyrat e përdorimit? Për shembull, mund të shfaqet jo vetëm koncerti juaj, por edhe salla, turma që ju rrethon; Mund të shfaqet qielli, toka nën këmbët tuaja, ndërkohë që jeni duke bërë një hedhje nga qielli me parashutë. Ose edhe filmimi i një turme njerëzish, me detajet se si i kthejnë ata sytë. Vetëm ju do të mund të njihni limitet e fantazisë suaj, tashmë.
Si funksionon?
Përdoruesit do të mund të shohin videon nga aplikacioni i veçantë që YouTube ka nxjerrë, duke lëvizur telefonin ose tabletin tuaj, mund të ndryshojnë këndin e shikimit, ndërkohë që video po transmetohet. E njëjta gjë edhe në kompjuter: mjafton të rrëshqasësh mousin për të ndryshuar pikën e shikimit. Ky funksion do të jetë i disponueshëm edhe për përdoruesit IOS dhe Android.