Në YouTube, tani nuk do të dëgjoni vetëm muzikë dhe këngët nga këngëtarët e preferuar, por me pak klikime mund të blini edhe bileta për koncertet e tyre.
Eksperimenti, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen falë një marrëveshje mes platformës për shpërndarjen e videove të Google dhe shërbimit Ticketmaster, por në të ardhmen mund të shtrihet në të gjithë botën.
YouTube shpjegon se do të ofrojmë mundësinë të blini bileta për qindra këngëtarë dhe grupe në turet e tyre në SHBA, direkt me një link pranë videove të tyre muzikore. Duke klikuar në datën e një koncerti, përdoruesi do të dërgohet në shërbimin Ticketmaster dhe mund të blejë një biletë.
Ky shërbim është i disponueshëm si për versionin YouTube në kompjuter, si nga smartphone-t. Kompania nënvizon se qëllimi është zgjerimi i këtij shërbimi në nivel botëror.
Burimi: ANSA