Zagrebi është votuar si “Destinacioni më i mirë i tregut të Krishtlindjeve” nga përdoruesit e portalit të Udhëtimeve për Destinacionet Europiane më të mira për dy vjet.
“Zagrebi është votuar tregu më i mirë i Krishtlindjeve në Europë për të tretin vit radhazi. Shkoni në Zagreb dhe shijoni atmosferën magjike dhe zbuloni sekretet e qytetit. Cilësia e lartë e punimeve artizanale, atmosfera festive dhe miqësore, aktivitetet e ndryshme (pista akulli për të patinuar, koncerte… ) dhe çmime të përballueshme” – shkruan CNN.
“Atmosfera në rrugët që të çojnë në ‘Jelacic Square’, aktivitetet e shumta si për shembull pistat e akullit, skulpturat prej akulli, baret e shumta ku mund të pini dhe të hani diçka, muzika nëpër rrugë, të gjitha këto e bëjnë magjike Zagrebin”.
Atmosfera do të zgjasë deri më 7 janar 2018.
Burimi: Croatia Week