Çdo zyrë e ka një person, i cili thjesht nuk duket se përshtatet me të tjerët.
Shumica prej nesh shqetësohen mos bëjnë gabime të mëdha në punë, por janë shpesh zakonet apo sjelljet ‘eluzive’ më të dëmshmet për reputacionin tonë.
Cilat janë këto gabime? Dhe cfarë i bën ato kaq të ‘shëmtuara’? Mes tyre:
Te godisni pas shpine. Emri shpjegon gjithcka. Të godasësh kolegën tuaj pas shpine, me dashje ose ndryshe, është një burim i madh grindje në vendin e punës. Një nga format më të shpeshta të goditjet pas shpine është të shkelësh dikë me këmbë për të zgjidhur një problem. Njerëzit zakonisht e bëjnë këtë në përpjekje për të shmangur konfliktin, por ata përfundojnë duke krijuar edhe më shumë konflikt sapo viktima ndjen ‘tehun’.
Të bëni thashetheme. Njerëzit bëjnë një përshtypje të tmerrshme, kur merren me thashethemet për njerëzit e tjerë. ‘Përpëlitja’ në bisedë për prapësitë apo fatkeqësitë e personave të tjerë mund të përfundojë duke ‘fyer’ndjenjat e tyre në qoftë se thashetheme arrin tek ata, plus që ju është e garantuar se do jepni një përshtyje negative dhe të ligë çdo kohë, e garantuar.’
Te shpreheni se e urreni punën tuaj. Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë në punë është kur dikush ankohet se sa shumë e urren punën. Kjo gjë që ju etiketon si person negativ dhe ul moralin e grupit. Shefat janë të shpejtë për të identifikuar ‘qarramanët’ që ulin moralin, dhe ata e dinë se ka gjithmonë zëvendësime entuziaste që janë thjesht në pritje.
Te konsumoni ushqimeve me erë të keqe. Kjo gjë do të bezdiste cdokënd. Rregulli i përgjithshëm, kur bëhet fjalë për ushqimin në punë është, se çdo gjë me erë duhet të lihet në shtëpi.
Të thoni gënjeshtra. Ka shumë gënjeshtra që fillojnë me qëllime të mira – njerëzit duan të mbrojnë veten apo dikë tjetër – por gënjeshtrat kanë tendencë të rriten dhe të përhapen deri zbulohen, dhe pasi cdokush ta di se keni gënjyer nuk mund ta ktheni më mbrapa.