Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën kandidatëve për ndërtimin e aereoportit të Jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.
Këto qytete përcaktohen si kandidatë potencialë për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të miratuar vitin e shkuar nga Këshilli i Ministrave.
Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile.
Vendndodhja e aereoportit të Jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë.
Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoprti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.
Në verën e këtij viti Report TV zbuloi dy projektet e qeverisë për ndërtimin e aeroportit të jugut në Delvinë ose Gjirokastër. Dy propozimet në fjalë qenë pasqyruar në planin për zhvillimin e bregdetit. /Shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.