Sekreti i një kuzhinieri të mirë është i gjithi në mendjen e tij, ose më mirë, në neuronet që janë të specializuara për secilën nga pesë kategoritë e shijeve të kripur, të hidhur, të athët, të ëmbël, dhe umami, dmth me shije. Kjo u zbulua në një studim të botuar në ‘Nature’.
Një ekip studiuesish amerikanë nga Universiteti Kolumbia treguan në fakt se sensorë të ndryshëm të specializuar të shijes të vendosur në gjuhë kanë ‘korrespondentë’ preciz në tru. Hulumtimi ka ndihmuar të hedhë dritë mbi debatin e vjetër se kush është mekanizmi précis që na lejon të dallojmë apo perceptojmë shijen e ushqimeve dhe në të njëtën kohë ka hedhur poshtë ‘mitin’ që shija shija e ëmbël perceptohet vetëm në majën e gjuhës.
Secili nga prej përafërsisht 8,000 projektorët e shijes në të gjithë gjuhën është në gjendje, në fakt, të zbulojë gamën e plotë të shijeve. Por, disa qeliza të specializuara brenda projektorëve janë sinkronizuar mbi shijet individuale dhe kur përballen me to dërgojnë një mesazh tek neuronet.
Qelizat staminale në gjuhë prodhojnë qeliza të reja të shijimit çdo dy javë. Megjithatë, ky proces bëhet më i ngadaltë me moshë. Shkencëtarët shpresojnë në fakt që studimi tani të mund të përdoret për të ndihmuar në luftën kundër humbjes së ndjesisë së shijes tek të moshuarit apo të sëmurët.