Kemi zbuluar kushëririn e Tokës. ‘ Njofton Thomas Barclay, i Institutit të kërkimeve të mjedisit Bay Area Environmental Research Institute në qendrën Ames të NASA, në Kaliforni. Dhe ky është një hap i madh përpara drejt binjakut të lakmuar ekzistenca e të cilit do të hapte dyert për vendë të tjera ku ekzistenca e jetës është e mundur si tek ne. Modeli i botës së re është ‘pagëzuar’ me emrin «Kepler-186f»me shumë karakteristika të ngjashme me botën tonë.
Ndërkohë, ai sillet rreth një ylli që është gati gjysma e diellit tonë, dhe është një lloj ylli i njohur si xhuxhi i kuq, shumë i përhapur dhe i zakonshëm në galaktikë. Organi i ri qiellor nuk është i vetëm por rrotullohet së bashku me katër planete të tjera më të mëdha (rreth një herë e gjysmë Toka), por edhe më afër yllit mëmë rreth së cilit rrotullohen më shpejtë në vetëm 4, 7, 13 dhe 22 ditë. Ata janë shumë më të nxehtë dhe kushtet e tyre mjedisore janë penguese.
Kepler-186F bën një rrotullim prej 130 ditë dhe gjendet i vendosur më larg, në zonën e quajtur ‘e banueshme’, duke siguruar dozën e duhur të rrezatimit në sipërfaqe qw mund të lejojë rrjedhjen e ujit të lëngët. Dhe ky perceptohet si hap i parë drejt ekzistencës së mundshme të jetës. Astronomët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë masën e saktë dhe përbërjen e tij, por hulumtimet e ndryshme të kryera në muajt e fundit sugjerojnë se natyra e tij është shkëmbore.
Kjo është hera e parë që zbulohet një planet jashtëtokësore i të njëjtës madhësi me tokën, që duket se ka disa elemente të përbashkëta. Ndërkohë, ai nuk ndodhet shumë larg nga ne: në terma astronomike është vetëm 500 vite dritë larg, në konstelacionin Mjellma.
Dhe ylli i tij-nënë, në mesditë të planetit, shkëlqen dhe ngroh si Dielli ynë një orë përpara perëndimit të diellit apo lindjes së diellit në pranverë.