Burimi i breshërisë së çuditshme të valëve nga dy prej teleskopëve më të mëdhenj të botës është zbuluar. Përgjigjja duket se vjen nga dhoma e godinës së kërkimit, jo nga hapësira ndërgalaktike.
Muajt e parë të këtij viti, Emily Petroff e Universitetit Swinburne botoi një raport mbi vëzhgimet e një vale të shpejtë që transmetohej në kohë reale.
Më parë, ngjarjet e njohura si FRB (Fast Radio Burst), të fuqishme, por të pakuptueshme, ishin zbuluar vetëm nga të dhënat e radioteleskopëve vite pasi ato kishin ndodhur.
Por, duhet theksuar se, në mesin e atyre regjistrimeve ishte diçka tjetër, të cilën astronomët e quajtën periton.Peritoni i parë i zbuluar i përket vitit 1998, edhe pse nuk ishte i njohur si i tillë deri në vitin 2011. Peritonet duken mjaft si FRB, aq sa shkencëtarët spekuluan se FRB e parë, e njohur si 010724, mund të ketë qenë një periton.</p>
Peritonet zgjasin rreth gjysmë sekonde dhe janë frekuencë-ndryshues, që do të thotë se frekuenca të ndryshme mbërrijnë në kohë të ndryshme, gjë që për rastin e peritoneve përkthehet që ato me frekuencë të lartë shfaqen të parat. Petroff thotë se ndryshimi i frekuencave shoqërohet zakonisht me sinjale që kanë kaluar përmes yjeve, gjë që ka vonuar frekuenca të caktuara më shumë se të tjerat.
Megjithatë, teksa besohet se FRB vijnë nga jashtë galaksisë tonë, peritonet mendohet se kanë origjinë tokësore. Kjo meqë ato janë regjistruar në teleskopë të shumtë, gjë që është e mundur vetëm për ngjarje që janë shumë afër zonës së qiellit.
Sipas Petroff, shumë teori mbështesnin mendimin se ato ishin atmosferike, pulsime në radio nga ndriçimi ose nga rrufetë, ndaj ajo u mor me zgjidhjen e misterit.
Një e dhënë kyçe që Petroff zotëronte ishte që çdo periton i regjistruar ishte vërejtur gjatë natës dhe akoma më tepër gjatë orëve të punës. Kur observatori në Parkes instaloi një monitor për interferencat e radiove, ai kapi sinjale të ngjashme me disa peritone të zbuluara. Kjo konfirmoi karakterin lokal të ngjarjes dhe dëshmoi se sinjali po ndodhte në frekuenca përtej asaj çfarë radioteleskopi mund të kapë.
Duke përdorur këtë informacion, Petroff ngushtoi mundësitë, derisa identifikoi përfundimisht burimin e fenomenit: furrat me mikrovalë në dhomën e çajit të observatorit. Një test i kryer në mars të këtij viti konfirmoi se dy furra mund të prodhojnë peritone sa herë që teleskopi pozicionohej në mënyrë të përshtatshme. Edhe pse furrat moderne kanë mekanizma automatikë për t’u fikur kur hapen para kohe, duket se nuk e bëjnë dot këtë gjë pa shkaktuar këtë sinjal, pohon Petroff. E gjitha ka të bëjë me shkarkimin e energjisë në magnetronin e furrës kur furra fiket.
Shembulli se furrat janë shkaku i peritoneve dhe se FRB 010724 është pothuajse FRB reale është pranuar në lajmet mujore të Royal Astronomical Society.
Burimi: IFLS Science