Dy javë pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së thesarit të Shqipërisë është zbardhur edhe skema e nxjerrjes së parave. Ardian Bitraj i merrte paratë nga kasaforta e emisionit dhe më pas drejtohej për në tualet ku i fuste poshtë rrobave. Në derë të institucionit, atë e priste nipii cili e dërgonte në shtëpi me makinë.
Deri tani për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë janë 9 të ndaluar.
Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba dhe Dhimitër Davidi u ndaluan gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot në mëngjes u ndalua edhe Bashkim Xhilaga, shef i arkës “stok dhe në veprim” në Bankën e Shqipërisë, i cili ishte personi i shpallur në kërkim.
Ndërkohë që nesër Gjykata e Tiranës do të japë masën e arrestit për 6 të ndaluarit e grabitjes së Bankës së Shqipërisë.
Si bëhej vjedhja
Ardian Bitraj duhet të jetë një I apasionuar pas filmave të Hollivudit, pasi skema është e njëjta si në filmin “Para të çmedura”. Bitraj hynte në kasafortën e Drejtorisë së Emisionit të Parave me qese të zeza të cilat i mbushte me para.
Më pas ai shkonte në tualet dhe aty i fuste paratë poshtë rrobave, duke i nxjerrë më pas jashtë institucionit më të sigurtë në Shqipëri. Jashtë rrethimit të vendit të tij të punës e priste nipi i tij Klevis Bejtja me makinë, i cili e dërgonte për në shtëpi.
Bejtja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së godinës së Drejtorisë së Emisionit, aty ku ai priste dajën e tij, sa herë që vidhte para ne kasafortë.
Merr përsipër i vetëm vjedhjen e 713 milionë lekëve
Pas ndalimit të 6 punonjësve të Drejtorisë së Emisionit ,të cilët punonin në të njëtin vend me Bitrajn,pritet të dalin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë super vjedhje. Nga deponimet e Ardian Bitraj është mësuar se ai nuk ka implikuar kolegët e tij të punës, duke e cilësuar të gjithë vjedhjen si të ideuar nga ai.
Kush mbante çelësat e thesarit
Megjithatë në bazë të rregullores së Drejtorisë së Emisionit kasaforta hapej nga tre çelësa. Një nga celasët e mbante Bashkim Xhilaga përgjëgjësi kryesor i arkës së parave stok dhe i atyre në veprim. Çelësi i dytë mbahej nga Myzejen Belba specilaiste në drejorinë e emisionet. Ndërsa i treti çelës mbahej nga i akzuzuari Ardian Bitraj.
Hapja e kasafortës bëhej me rakordim të tre persona dhe është e çudtishme se si tre celësat kanë qënë vetëm në dorën e Bitraj.
Më pas çelësat dorëzoheshin tek Petrit Ramohitaj përgjegjes i arkës në veprim apo në kasafortët që mbahej nga specialistja e Liljana Tushe dhe përgjegjësja e stokut Mimoza Bruzia. Në sitën e hetuesve pritet të kalojë dhe puna e operatorit të kamerave të kasafortës,pasi e gjithë ky film është luajtur nën hundën e tij.
Dje u firmosën urdhërarrestet
Prokuroria e Tiranës firmosi dje urdhër-arrestet për punonjësit të Bankës Qëndrore si dhe për nipin e Ardian Bitrajt, personit i cili nxirrte paratë nga kasaforta.
Sipas prokurorisë ka dyshime të forta se punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë ndihmë Bitrajt për vjedhur për katër vite bankën e shtetit.
Roli i bankiereve ne vjedhjen e 7.13 milione $
Të enjten e 31 korrikut gjykata vendosi masën arrest me burg në mungesë për Petrit Ramohitaj me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, specialist i arkës stok, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, dhe Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator.
Për këta persona sëbashku me punonjësin e gjashtë të shpallur në kerkim, Bashkim Xhilaga me detyre shef i ” arkes stok dhe ne veprim” i cili u arrestua rreth ores 11:00 te paradites se sotme, prokuroria thotë se me veprimet e mos veprimet e tyre ata kanë krijuar mundësi për vjedhjen lehtësisht të lekëve, pavarësisht se të dyshuarit kishin për detyrë të rakordonin kartmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse.
Sipas prokurorisë vëzhguesi i kamerave, Dhimitër Davidi kishte detyrë të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, teksa shfaqej duke mbushur thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga ky sektor duke u drejtuar në tualet ku edhe i fshihte në trup.Sipas porkurorisë të gjitha këto veprime nuk janë raportuar.
Dy specialistët e arkës në veprim, Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin çdo ditë gjendjen e sportelit dhe koordinoheshin me mbikëqyrësin, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.
Punonjësit e arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, kishin detyrë të ndjekin lëvizjet e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet te magazinat, si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë. Por këto veprime nuk janë respektuar, ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian Bitraj
Klevis Bejtja nipi i Ardian Bitraj është arrestuar,pasi ka pasur dijeni për për aktivitetin që kryente daja i tij. Bejtja sipas prokurorisë duhet të kallëzonte të afërmin e tij,ndërsa akuza që është ngritur ndaj tij është pikërisht për moskallëzim krimi.
Ora News
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.